Bashkepunime

“8 FEMRA”

“8 FEMRA”

Teatri Kombëtar hapi sezonin artistik me një shfaqje dramatike, por këtë javë ishte një komedi e zezë dhe misterioze e autorit Robert Thomas. Regjisorja e shfaqjes, Driada Dervishi shprehet se pasi kishte lexuar veprën e autorit, i pëlqeu aq shumë sa mendoi ta vendoste në shfaqje dhe zgjodhi 8 aktoret shqiptare, disa prej tyre shumë të njohura për publikun shqiptar. Shfaqja është e ndërthurur me pjesë muzikali, ku secila aktore këndon këngën e karakterit të saj.Fabula e shfaqjes

Në një shtëpi të madhe në fshat të mbuluar nga dëbora, një familje është mbledhur për të festuar Festat e Fundvitit. Por nuk do të ketë festime, babai patriark i familjes është gjendur i vrarë. Vrarësi mund të jetë vetëm njëra nga 8 femrat më të afërta të burrit të shtëpisë. Situatat komike shpërthejnë kur familjes fillon t’u dal sekreti. 8 femra. Secila nga ato është e dyshuar. Njëra prej tyre është fajtorja. Cila nga ato është? Ngjarja rrotullohet rreth femrave të familjes dhe punonjësve të tyre, loja fillon kur 8 femrat mblidhen në shtëpinë e madhe për të festuar Krishtlindjet dhe përfundojnë duke kërkuar të zbulojnë vrasësin e Marselit, burrit të shtëpisë. Të bllokuara në shtëpi, secila nga femrat është e dyshuar, secila nga ato kanë motivet dhe sekretet e tyre.

Yllka Mujo, u shfaq në rolin e Gabit, gruaja e viktimës. Zamira Kita në rolin e saj si gjyshja me vese e shtëpisë. Raimonda Bulku në rolin e Chanel, punonjësja e shtëpisë. Olta Daku ishte personazhi më komik i shfaqjes në rolin e Agustinës, motrës së Gabit. Merita Çoçoli si Pierreta, motra e viktimës. Ilda Pepi në rolin e shërbyeses dhe dashnores së viktimës. Klodjana Keco në rolin e Suzanës, vajzës së Gabit dhe Paola Kodra si vajza adoleshente e familjes, e cila është stërmullari i ngjarjes për shakanë që përfundoi në tragjedi.

21942417_1712211472186296_57958605_n 21985572_1713475502059893_1008604668_o 22015468_1713479615392815_1623338828_o 22054556_2146467512033692_197412466_n 22070206_2146634305350346_1532542836_o 22092511_2146466185367158_1055987246_o(1)

22119066_2146637868683323_4578659_n

22092733_2146646308682479_730662843_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *