Njoftime

“EDUKIMI MBI DHE PERMES KULTURES”

“EDUKIMI MBI DHE PERMES KULTURES”

Teatri Kombetar ne kuadër të programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës” ,zhvilloi dje dt. 22 Janar ne ambientet e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, takimin me nxënësit e kësaj shkolle që do të jenë pjesë e projektit “Klubi i teatrit”. Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, bëri prezantimin e projektit, shpalli zyrtarisht fillimin e punës dhe ngritjen e klubit të teatrit në gjimnazin “Sami Frashëri”. Drejtorët artistikë që do të mbikqyrin projektin janë Armand Bora dhe Gjergj Mena. Ata sëbashku me 6 regjisorë të rinj do të bëjnë një punë teoriko-praktike me nxënësit e 6 gjimnazeve të Tiranës, projekt i cili do të finalizohet me realizimin e shfaqjeve me nxënësit e secilës shkollë.

Ky është vetëm fillimi i një pune të madhe që do të finalizohet me oragnizimin e Festivalit të Teatrit me nxënësit e gjimnazeve të Tiranës në fund të muajit Prill 2018.

Për më shumë informacione ju ftojmë të ndiqni hap pas hapi realizimin e projektit “Klubi i teatrit”.
#ejaneteater

26952638_10154982916282121_5854005579857696804_o

21688120_10154982916247121_7140989918683701123_o 26850107_10154982916262121_2878324662631221358_o 26910237_10154982915837121_2074680208552091469_o 26910556_10154982916512121_8143842966078766715_o 26910707_10154982916612121_2272721287850708912_o 26910738_10154982915817121_5494329586359226555_o 27023990_10154982915692121_2779254338012719442_o

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *