Njoftime

FESTIVALET NDERKOMBETARE KU DO TE MARRE PJESE TK PER VITIN 2017

FESTIVALET NDERKOMBETARE KU DO TE MARRE PJESE TK PER VITIN 2017

Me mbylljen e shkëlqyer të sezonit artistik 2016-2017 TK po bën përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në dy ngjarje  shumë rëndësishme ndërkombëtare.

Prej dt.17-22  Shtator 2017 TK ështe i ftuar me shfaqjen «Zbutja e kryeneces » e përzgjedhur mes  shfaqjeve në repertor të TK-së, në Festivalin ndërkombëtar të teatrove «The silk Road » në qytetin Xi’an në Kinë. Turneu do të vazhdojë  prej dt.23-28 Shtator, trupa jone do të marre pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Tangxianzu International Theater Festival ne qytetin  Fuzhou ne Kinë.

Nderkohë prej dt.7-12 Nëntor 2017 TK është i ftuar me shfaqjen «Lukrecia Borxhia » në Teatrin Kombëtar të Bretanjës në qytetin  Renne, në France. Më pas prej dt. 12-15 Nëntor trupa e TK do të performojë për herë të parë në historinë e tij në Paris në Teatrin Palace, me shfaqjen “Lukrecia Borxhia”.

Urojmë që trupa e Teatrin Kombëtar të vazhdojë të jetë e suksesshme edhe në këto evenimente të rëndësishme ndërkombëtare.

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *