Bashkepunime

“LAURETTE DE PANAME”

“LAURETTE DE PANAME”

Spectacle de cabaret “Laurette de Paname”
E shtunë 12 nëntor 2016 ora 20:00
Teatri Kombëtar, Tiranë

Sinopsi

« Je suis née dans l’Faubourg-Saint-Denis », « Nini peau d’chien », « L’Accordéoniste », « Pigalle », këta janë disa prej titujve të këngëve që Laure Bontaz i risjell gjatë një shfaqjeje prej më shumë se një ore. Këngëtarja-kërcimtarja-aktorja pikante me të folurën popullore pariziane na çon në Paname-ën e Mistinguett, Aristide Bruant, Boris Vian, në atë të njerëzve gjysmë-mondanë dhe kërcimtareve të French Cancan-it. Pra, Laure Bontaz duke interpretuar me humor dhe sarkazëm, sjell në skenë portretin e parizianes në epoka të ndryshme.

Ky one-woman-show, një spektakël variete me humor të spikatur, është një shpërthim dhe një energji gjithëpërfshirëse, ku vijnë së bashku kënga, kërcimi, aktrimi me ndërrimin e kostumeve në skenë dhe me një ndërveprim të vërtetë me publikun.

Një ndër veçoritë e këtij spektakli janë kostumet origjinale të Moulin-Rouge.

Organizuar nga Aleanca Franceze e Tiranës, Ambasada e Francës në Shqipëri me mbështjetjen e Fondacionit të Aleancave Franceze, Paris dhe në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, Tiranë.

shfaqja kabare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *