Njoftime

Lista e veprave të selektuara për “Netët e leximit të dramës shqipe 3”.

Lista e veprave të selektuara për “Netët e leximit të dramës shqipe 3”.

Teatri Kombëtar paraqet listën e veprave të selektuara për “Netët e leximit të dramës shqipe 3”.
     
       Vepra                                        Autori
1.”Eksperimenti”                          Agush Mulliqi
2.”Duke pritur Gobon”               Armando Bora
3.”Tag”                                           Bashkim Hoxha
4.”Mea Culpa”                              Djana Çuli
5. « Ingranazhi fantastik »        Erjon Kame
6. “Na vodhën nënën”                Ilir Bezhani
7.”Prostituta”                               Leka Bungo
8.”Kandili i Argjendit”               Martin Camaj
9.”Pengu”                                      Saimir Gongo
10.”Fisnikët”                                 Ylljet Aliçka
Sqarim: Veprat e selektuara janë ato tekste që sipas perceptimit të TK-së i shkojnë më shumë për shtat repertorit të institucionit. Kuptohet , Teatri Kombëtar do të donte ti lexonte të gjitha veprat, si një kontribut për zhvillimin e dramës shqipe, por duke patur parasysh infrastrukturën e institucionit nuk e ka të mundur. Gjithsesi , TK fton të gjithë autorët dhe regjisorët e teksteve që nuk janë në listën e mësipërme, të bëhen pjesë e “Netët e leximit të dramës shqipe 3”, duke i vënë në dispozicion ambjetet e punës dhe datën e leximit.
Në këtë rast autorët dhe regjisorët duhet të marrin përsipër krijimin e stafit artistik në mënyrë vullnetare(aktorë të jashtëm), sepse institucioni me aktorët që disponon nuk mund të përballojë më shumë. Edhe këto tekste në përfundim të “Netët e leximit të dramës shqipe 3” do të shqyrtohen nga Bordi Artistik njësoj me veprat e selektuara nga TK, duke shmangur kështu çdo lloj paragjykimi.
Teatri Kombëtar çdo të hënë dhe të martë duke nisur që prej datës 29 Maj ora 19:00 do të fillojë me “Netët e leximit të dramës shqipe 3”.
Për çdo sqarim të mëtejshëm ju lutem të kontaktoni në nr.0699623747ose në adresën e e-mailit: info@teatrikombetar.gov.al
Faleminderit për pjesëmarrjen dhe suksese!

 

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *