Bashkepunime

“Lufta në kohën e dashurisë”

“Lufta në kohën e dashurisë”

Vjen për kënaqësinë e publikut kryeqytetas më datë 15 Tetor 2015 ora 19:00 shfaqja “Lufta në kohën e dashurisë” 28 skenat e shfaqjes fluturojnë para publikut, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, sterieotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

Regjisorja e re nga Kosova, Blerta Neziraj, mbas tri shfaqjeve të suksesshme ndërkombëtare, sjellë sërish para publikut një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm, ku 5 aktorë të rinj, të shkathët si: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu dhe Molikë Maxhuni rrëfejnë histori të vogla, komike e tragjike, por para së gjithash, histori grash në sallon bukurie. Metafora e sallonit të bukurisë, shtesë e kësaj bote të shtirjes, ku zbukurimi shpeshherë ka të bëjë me fshehjen, ndaj vetes dhe tjetrit ,përdoret për ta bërë këtë botë të post-luftës të mundshme dhe të jetueshme. Ejani në teatër më datë 15 Tetor 2015 ora 19:00.

 12091381_10153058203177121_7850861387541498874_o

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *