Teatri Kombëtar

Njoftim për vende të lira pune

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, ndryshuar me Urdhër nr.139 prot, datë 01.09.2016, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurimin për 1 (nje) vënd të lirë në pozicionin:

Ndihmës Mjeshtër Ndriçimi / MKZ

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në realizimin e ndriçimit të skenave dhe dekoreve artistike teatrore dhe kërkesat e veçanta si me poshtë :                                                                          

Kërkesa të veçanta për kandidatët

  • Të ketë Arsim Profesional /Mesëm të Përgjithshëm, Përgjithshëm me dëshminë e kualifikimit si elektricist dhe ndriçues skene.
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperienca të tjera pune si elektricist
  • Përparësi kanë kandidatët që zotërojnë diplomë ose çertefikatë kualifikimi në fusha  si ndriçues të skenës.
  • Të njohë pajisjet elektrike bashkohore, veçanërisht pajisjet që përdoren në skenë.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  me Klasa VII- pagë bazë 36.300 lekë plus 1% të pagës bazë për çdo vit vjetërsie, plus 40% shkalla e vështirësisë në punë.

Paraqitja e dokumentave:

Aplikimi fillon në datë 13.10.2021 dhe përfundon më datë 03.11.2021 ora 14.00. Tre ditë pas mbarimit të aplikimit do të bëhet shpallja e fituesit. Aplikanti do të dorzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtarë adresën; Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri” ( ArTurbina) Tiranë” cel. 042 22 89 33, (në sekretarinë e T.K)  këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një  numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al

DREJTORIA  E  TEATRIT  KOMBËTAR

Njoftim për vende të lira pune

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:

Mjeshtër Parukier & Grimier

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën e dekorit të skenës  dhe  kërkesat e veçanta si më poshtë :                                                                          

Kërkesa të veçanta për kandidatët

  • Të ketë kryer arsimin e mesëm ose të lartë dega pikturë ose kurse apo shkollë për make-up art & parukeri, të vërtetuara me diplomën përkatëse.
  • Të ketë  përvojë pune mbi mbi 3 vjet si make-up art & parukere
  • Të ketë njohuri mbi  e skenës, të dijë të krijojë figura të spikatura artistike.
  • Të jetë i aftë të përpunojë skica dhe bocete për karakteret e ndryshme të shfaqjes artistike
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Paga e pozicionit: është në kategorinë  IX, (39 800 lekë +1%) të pagës së grupit  për çdo vit vjetërsie).