Njoftime

NJOFTIM

NJOFTIM

Teatri Kombëtar njofton të gjithë regjisorët që duke filluar nga data 27.08.2019 deri më 15.09.2019 të paraqesin pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar propozimet e tyre për sezonin artistik 2019-2020.
Propozimet duhet të jenë të shoqëruara me:
1- Tekstin origjinal ose të përshtatur të veprës artistike. Teksti duhet të jetë i printuar ( një kopje) ose të dërgohet në versionin elektronik në adresën zyrtare: info@teatrikombetar.gov.al.
2- Sinopsin e veprës artistike, shoqëruar me një koncept-ide mbi imazhin regjisorial (jo më tepër se 2 deri në 3 faqe A4).
3- Një përfytyrim paraprak mbi shpërndarjen e roleve të veprës artistike.
4- CV e regjisorit
5- Një përllogaritje të përafërt mbi buxhetin e veprës artistike (shpenzime skenografie, shpenzime kostumografie, elementë të tjerë të domosdoshëm).
Sqarim: Selektimi i veprave artistike për sezonin 2019-2020 do të kalojë në dy faza.
Faza e parë është shqyrtimi dhe aprovimi i projekteve sipas thirrjes së mësipërme nga Bordi Artistik. Faza e dytë është miratimi i projekt buxheteve të detajuara të shfaqjeve të aprovuara. Në rast se projekti artistik i aprovuar nuk do te të jetë i zbërthyer deri në imtësi me të gjitha detajet financiare që i përkasin ndërtimit të një vepre artistike , atëherë ky projekt do të skualifikohet. Kjo është një domosdoshmëri për menaxhimin sa më të mirë të veprës artistike dhe e kërkuar specifiksht nga Ministria e Kulturës
Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *