Njoftime

NJOFTIM

NJOFTIM

Teatri Kombëtar shtyn afatin e dorëzimit të veprave që do të jenë pjesë e “Netët e leximi të dramës shqope IV”, deri në datë 20 Dhjetor . Në këtë mënyrë u jep akoma më shumë mundësi, regjisorëve dhe dramaturgëve të sjellin veprat e tyre.
Leximet do të bëhen në eksterier( ArTurbina), konfrom të gjitha rregullave anticovid dhe do të
trasmetohen online në faqen e facebook-ut të Teatrit Kombëtar.
Teatri Kombëtar njofton të gjithë dramaturgët dhe regjisorët shqiptarë të nxitojnë dhe të dorëzojnë pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtarveprat e tyre ose rikonceptime të  veprave të  vjetra shqiptare .

Vepra duhet të paraqitet në tre kopje të shtypura , duhet të dërgohen elektronikisht në adresën e e-mailit
info@teatrikombetar.gov.al . dhe t’i bashkëngjitet edhe një sinops i shkurtër.
 Në fazën e parë, TK fton të gjithë dramaturgët dhe regjisorët të sjellin veprat e tyre.
Në fazën e dytë, do të bëhet seleksionim paraprak i veprave më të përshtatshme për t’iu
nënshtruar leximit publik.
Në fazën e tretë, veprat e përzgjedhura do t’i nënshtrohen sistemit të leximit publik të veprës
artistike nga aktorë të TK-së sipas një programi të paracaktuar , i cili do të bëhet publik.
Teatri i leximit, i njohur dhe shumë i përhapur në të gjithë botën, për herë të parë u aplikua edhe
në Shqipëri në edicionin e parë të këtij aktiviteti. Në fund të edicionit , TK do të bëj publike edhe
tekstet e dramës shqipe që do të jenë pjesë e repertorit të Kalendarit artistik 2021-2022, i cili do
ti dedikohet plotësisht veprave shqiptare.

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *