THIRRJE PER DRAMATURGET
Në kuadër të një projekti Ndërkombëtar organizuar nga Konventa Europiane e Teatrove, ETC (European Theatre Convention), Teatri Kombëtar fton të gjithë dramaturgët të paraqesin duke filluar nga dita e sotme deri më 15 Janar 2021, një koncept ide mbi nje dramë e cila trajton problemin e ndotjes prej mbetjeve të naftës në vendin tonë.


ETC-ja do të mbështes financiarisht më një shumë prej 2000 euro, projektet fituese për shkrimin e dramës dhe përkthimin në anglisht.
Teatri Kombëtar i bën thirrje të gjithë dramaturgëve që duan te marrin pjesë në këtë konkurim të dërgojnë me e-mail në adresën zyrtare: info@teatrikombetar.gov.al
Një koncept ide ku paraqitet qartë historia e gjithë veprës.(jo analizë dhe jo më e gjatë se një faqe format A4)Drama mund të jetë monodramë ose me shumë personazhe dhe duhet të jetë në shqip dhe në anglisht.
Biografia e autorit në shqip dhe në anglisht(edhe nëse është autor i ri dhe kjo është vepra e tij e parë nuk përbën asnjë problem.)
Vepra mund të jetë e re ose e vjetër( edhe nëse ështe vensdosur më parë në skenë nuk ka rëndësi, mjafton që të jetë me tematikën e sipër përmendur.)
Mirëpresim propozimet tuaja!