Njoftime

NJOFTIM

NJOFTIM

Teatri Kombëtar rikthen edicionin e katërt të aktivitetit, “Netët e leximit të dramës shqipe IV”, konceptuar për herë të parë në 2014 nga TK për promovimin e dramaturgjisë shqipe. Pas suksesit dhe impaktit shumë pozitiv me komunitetin artistik dhe teatërdashësit në edicionet parardhëse, “Netët e leximit të dramës shqipe IV” vjen këtë vit në një formë të re. Në muajin Nëntor ky aktivitet do ti dedikohet arkivës artistike, me rastin e festave të Nëntorit dhe do të bëhet leximi publik i veprave:

” Hijet e Natës” nga Vedat Kokona,  në datë 17 Nëntor

“Prefekti” nga Besim Levonja, në datë 29 Nëntor

Leximet do të bëhen në eksterier( ArTurbina), konfrom të gjitha rregullave anticovid  dhe do të trasmetohen online në faqen e facebook-ut të Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar njofton të gjithë dramaturgët dhe regjisorët shqiptarë se duke filluar nga data 5 Nëntor deri në 5 Dhjetor 2020, mund të dorëzojnë pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar veprat e tyre ose rikonceptime të  veprave  të  vjetra  shqiptare . Vepra duhet të paraqitet në tre kopje të shtypura ,  duhet të dërgohen elektronikisht në adresën e e-mailit info@teatrikombetar.gov.al . dhe t’i bashkëngjitet edhe një sinops i shkurtër.

Në fazën e parë, TK fton të gjithë dramaturgët dhe regjisorët të sjellin veprat e tyre.

Në fazën e dytë, do të bëhet seleksionim paraprak i veprave më të përshtatshme për t’iu nënshtruar leximit publik.

Në fazën e tretë, veprat e përzgjedhura do t’i nënshtrohen sistemit të leximit publik të veprës artistike nga aktorë të TK-së sipas një programi të paracaktuar , i cili do të bëhet publik.

Teatri i leximit, i njohur dhe shumë i përhapur në të gjithë botën, për herë të parë u aplikua edhe në Shqipëri në edicionin e parë të këtij aktiviteti. Në fund të edicionit , TK do të bëj publike edhe tekstet e dramës shqipe që do të jenë pjesë e repertorit të Kalendarit artistik 2021-2022, i cili do ti dedikohet plotësisht veprave shqiptare.

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *