Njoftime

NJOFTIM PER AUDICION

NJOFTIM PER AUDICION

Teatri Kombëtar ju njofton se duke filluar nga dita e sotme, datë 14 Maj 2019 fillojnë regjistrimet për audicion, për aktore femër në rolin e Shirlit.
Aktorja e përzgjedhur do të jetë pjesë e produksionit të ardhshëm të Teatrit Kombëtar “Xhelatët” nga autori Martin McDonagh dhe me regjisor Qëndrim Rijanin.
Ju njoftojmë se audicioni do të mbahet në datat 3 dhe 4 Qershor, ora 11:00, në ambientet e ArTurbinës. 
Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen pranë sekretarisë së T. Kombëtar në arTurbina deri më datë 31 Maj.

Kriteretet për audicion:
1-Mosha e aktores 19-27 vjeç.
2-Të diplomuar ose studentë pranë Universitetit të Arteve.
3-Përgatitja e një monologu të shkurtër të çfarëdo zhanri.
4-Interpretimi i një kënge të huaj të viteve ’60-’70 përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme.
5-Aplikantët në momentin e regjistrimit pranë sekretarisë së TK-së në arTurbina do të pajisen me materialet perkatëse (skena nga teksti i veprës i cili NUK duhet të mësohet përmendësh).

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *