Njoftime

NJOFTIM PER REGJISORET SHQIPTARE

NJOFTIM PER REGJISORET SHQIPTARE

Teatri Kombëtar shtyn afatin e aplikimeve të regjisorëve shqiptarë për sezonin artistk 2017-2018 deri në 31 Korrik 2017.

Propozimet e tyre duhet të jenë të shoqëruara me:

1- Tekstin origjinal ose të përshtatur të veprës artistike. Teksti duhet të jetë i printuar ( Një kopje) dhe të dërgohet në versionin elektronik në adresën zyrtare: info@teatrikombetar.gov.al.

2- Sinopsin e veprës artistike, shoqëruar me një koncept-ide mbi imazhin regjisorial (jo më tepër se 2-3 faqe A4).

3- CV e regjisorit

4- Një përfytyrim paraprak mbi shpërndarjen e roleve të veprës artistike.

5- Një nga pikat më të rëndësishme të aplikimit është :

Përcaktimi i buxhetit në zëra, i cili nuk do të jetë më i përcaktuar në mënyrë të përafërt por duhet të jetë i përcaktuar në mënyrë të saktë dhe të detajuar, kërkuar specifikisht nga Ministria e Kulturës.

Pra, duhet përcaktuar vlera e buxhetit për projekt (shfaqje) dhe duhet ndarë në zëra : skenografi, kostumografi, aktorë të jashtëm.

Ky është një kusht i domosdoshëm për aplkim.

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *