Njoftime

NJOFTIM PER TE GJITHE REGJISORET SHQIPTARE

NJOFTIM PER TE GJITHE REGJISORET SHQIPTARE

Teatri Kombëtar njofton të gjithë regjisorët shqiptarë që duke filluar nga data 01.06.2017 deri më 20.06.2017 të paraqesin pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar propozimet e tyre për sezonin artistik 2017-2018.

Propozimet e tyre duhet të jenë të shoqëruara me:
1- Tekstin origjinal ose të përshtatur të veprës artistike. Teksti duhet të jetë i printuar ( Një kopje) dhe të dërgohet në versionin elektronik në adresën zyrtare: info@teatrikombetar.gov.al.
2- Sinopsin e veprës artistike, shoqëruar me një koncept-ide mbi imazhin regjisorial (jo më tepër se 2-3 faqe A4).
3- Një përfytyrim paraprak mbi shpërndarjen e roleve të veprës artistike.
4- Një përllogaritje të përafërt mbi buxhetin e veprës artistike (shpenzime skenografie, shpenzime kostumografie, elementë të tjerë të domosdoshëm).

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *