Njoftime

Njoftim për vende të lira pune

Njoftim për vende të lira pune

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.135, dt.28.03.2014 për “Miratimin e Strukturës dhe
Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin
dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e
etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “ Për menaxhimin
financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall
konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:

DREJTOR PRODHIMI

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë i ligjeve në fushën e Artit
skenik, Ligjin e menaxhimit dhe Kodin e Punes, si dhe kerkesat e vecanta si me poshtë :
Kerkesa te veçanta per kandidatet
 Të ketë Diplomë Universitare dhe mundësisht specializime ne fushen e menaxhimit
 Te kete aftesi te mira në fushen menaxheriale
 Të ketë përvojë pune në menaxhimin e produksioneve teatrale,
 Të përdorë lirisht kompjuterin në programet bazë,
 Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
 Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup, mundësisht edhe
formim arsimor në këtë drejtim.
 Të ketë njohuri në një gjuhë të komunitetit europian.
Paga e pozicionit: është në kategorinë III-a (80.800 lekë +2% të pagës së grupit për çdo vit
vjetërsie).
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 18.03.2019 ne adresën “Teatri Kombëtar”, Rr.”Sami
Trasheri” ( ArTurbina) Tiranë”, këto dokumenta:
– Kërkesë me shkrim per pozicionin e punes se shpallur
– Curriculum vitae
– Fotokopje e një dokumenti identifikimi
– Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
– Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)

– Fotokopje të librezës së punës.
– Deshmi e gjendjes gjyqesore.
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
– Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave
apo çertifikatave.
– Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim te kandidatit.

KONKURIMI: Është i hapur

Pas verifikimit të dokumëntave të kërkuara, në drejtorinë e Teatrit Kombëtar,që do të
zhvillohet, nga data 19.03 deri në datën 23.03.2019, do të shpallet fituesi i konkurimit.

Te gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultataet e verifikimit paraprak si dhe
datat kur do te shpallet fituesi,mund ti gjeni ne adresen e elektronike( faqen zyrtare te webit) të Teatrit Kombëtar.

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *