Njoftime

Njoftim për vende të lira pune

Njoftim për vende të lira pune

Njoftim për vende të lira pune

 

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Kodit të Punës, të ligjit nr. 90 dt. 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore, të ligjit nr. 9131, date 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20, ligjit nr. 10296 date 08.07.2010 “  Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë  Teatrit Kombëtar, shpall konkurrimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:

Ndihmës / Mjeshtër Garderobier / Rrobaqepëse

 

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e mirëmbajtjes, qepjes dhe riparimit të veshjeve skenike dhe kerkesat e veçanta si me poshtë :

 

Kërkesa te veçanta për kandidatet

 

  • Të ketë arsim të Mesme të Përgjithëshëm/ Profesional (rrobaqepsie/)
  • Te kete njohuri ne fushen e rrobaqepsise.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet.
  • Të jetë njohës/e shumë e mirë i stilimit/qepjes skenike dhe mjeteve të rrobaqepësisë.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

 

Paga e pozicionit: është në kategorinë  me Klasa VII (1% të pagës baze për çdo vit vjetërsie plus shkalla e veshtiresise ne pune).

Paraqitja e dokumentave:

Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 18.12.2015 në adresën; godina arTurbina, Rr.”Sami Frashëri” ( përballë Dretorisë së Përgjithshme të Akreditimit) Tiranë” tel. 04/2228933, cel. 0699623747,  në sekretarinë e T.K   këto dokumenta:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës se arsimit te mesem
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh rrobaqepësie, etj
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Deshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
  • Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’ kualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Afati i fundit i dorzimit te dokumentave do te jete data  01.10.2018, ora 10.00

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al 

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *