Teatri Kombetar

Thirrje për komunitetin artistik

Në kuadër të një projekti ndërkombëtar organizuar nga Konventa Europiane e Teatrove (ETC) të quajtur Renaissance (Rilindje), Teatri Kombëtar fton komunitetin artistik të realizojë brenda datës 25 Mars një film me metrazh të shkurtër me titra në anglisht, me temën “Renaissance”(Rilindje).

Mund të jetë film jo më i gjatë se 5 minuta ose edhe thjesht një lexim skenik, mund të jete një monolog, me një tekst origjinal të një autori bashkëkohor. Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër do të përfitojë 500 euro grant nga ETC-ja për realizimin e titrave në anglisht.

Ai do të qarkullojë në faqen e web-it të ETC, në datë 9 Maj, Dita Europiane.

Nëse doni të merrni pjesë në këtë konkurrim na shkruani në email tonë zyrtar: info@teatrikombetar.gov.al