Bashkepunime

“Pengu”

“Pengu”

Teatri Kombëtar  sjell në skenë bashkëproduksionin  me Teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës,  “Pengu” nga Saimir Gongo.

Regji : Saimir Gongo, Interpretojnë : Neritan Licaj, Kastriot Shehi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Ervin Doko, Suela Bako, Jaho Guma, Erjon Hodo, Serxhio Harizi, Kostumograf, Skenograf :  Laedia Hajdari, Muzika : Sokol Marsi, As. Regji : Erjon Hodo, Inspektor skene  : Elio Bajramaj, Fonia : Julian Shyti, Ndriçimi : Kreshnik Bregu, Jani Mekshi, Garderoba : Lira Zahiri, Punëtor skene : Luan Koka

SINOPSIS

Një grup prej katër personash vendosin të marrin peng një person të njohur dhe të pasur e më pas të kërkojnë një shpërblim prej pesëdhjetë mijë eurosh për ta lëshuar. Njëri prej pengmarrësve, Justini, një baba i ri i divorcuar, shprehet kundër pengmarrjes pasi përveçse të gabuar e konsideron edhe të vështirë, por në fund i shtyrë nga vështirësitë financiare, pranon dhe kryen pa dëshirë atë që kërkon shefi i tij. Ndërkohë, duket sikur pengmarrja vështirësohet, pasi një polic hyn në shtëpinë e pengmarrësve dhe në përpjekje për të ndihmuar pengun, mbetet i vrarë. Në këtë situatë të rënduar kuptojmë se pengmarrja dhe motivi për realizimin e saj është krejt e ndryshme nga ajo që kemi menduar në fillim, ndonëse mbetet po aq e vështirë dhe e paparashikueshme sikurse e kishte paralajmëruar Justini.

45047209_2199718073641385_6165470882492841984_n 45089331_1967951759926948_7391471388785115136_n 45132554_1136921159816856_757378359792500736_n 45205616_292145161394057_1390579250733514752_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *