“PUSHTETI I GRAVE”

Teatri Kombetar sjell ne skene nje tjeter produksion te madh, variacion mbi komedine,”Pushteti i grave”, te ARISTOFANIT nga Spiro Duni Interpretojne: Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Sokol Angjeli, Ardian Cerga, Karafil Shena,Andon Koço, Gladiola Harizaj, Niada Saliasi, Luli Hoxha, Gjergj Mena, Klodian Hoxha, Dori Çaushi, Julinda Emiri dhe Klement Marku, Zeqir Sulkuqi Regjisor: Spiro Duni Skenograf: Fatbardh Marku Kompozitor: Elina Duni Kostumograf: Laedia Hajdari Koreograf: Artan Ibërshini

Aristofani ka lindur në vitin 445 para Krishtit në Athinën e shekullit të artë të Perikliut. Cilësohet si përfaqësues etalon i komedisë satirike athinase, asaj që sot emërohet “Komedia Antike”. Është i vetmi që shkroi 46 vepra gjatë shekullit të pestë para Krishtit, nga të cilat kanë shpëtuar 11 vepra të plota dhe 924 fragmente të pjesshme. Gjatë jetës së tij fitoi 10 herë trofeun “Çmimi i Madh i Teatrit”.
Kishte tepër miqësi me Eskilin por u ndikua shumë nga Euripidi aq sa asokohe doli termi “europidoaristofanizon”. Vetëm 19 vjet pas Lisistratës në vitin 392 para Krishtit, Aristoteli i rikthehet temës së politikës dhe pronës me komedinë “Pushteti i grave” duke mbështetur edhe njëherë rolin e gruas në shoqëri. Në këtë vepër kemi fjalën më të gjatë të shkruar ndonjëherë, plot 174 gërma me të cilën përshkruan një recetë gatimi. Aristofani vdiq në vitin 386 para Krishtit, në qytetin e tij të dashur Athinë, jetës shoqërore dhe problematikave së cilës i kushtoi gjithë veprat e tij.
BANER PUSHTETI GRAVE

Provoj të shkruaj vetë një komedi, i frymëzuar dhe duke variuar mbi komedinë e Mjeshtrit të madh.Kjo pa patur synimin të bëhem komediograf, por thjesht, nisur nga fakti që do të marrë nga Aristofani atë që na shërben më shumë, atë që bën aktuale përjetë autorët e mëdhenj. Demgogjia dhe prentimet e pafund të atyre që lakmojnë pushtetin e të nesërmes. Marr nga ai natyrën e konfliktit, ngjarjen, dialogët ekspresivë dhe i harmonizoj në një vepër të re që nuk është as për Greqinë e Antikiteti dhe as për Shqipërinë sot dhe as për ndonjë vend tjetër konkretisht.

Eshtë gjetur simbolikisht një vend pa emër në të cilën ndoshin ngjarjet e veprës, zhvillohen ato dhe hedhin ide që do ti shërbejnës sado pak përmirësimit të gjëndjes shpirtëtore dhe argëtimit të spektatorëve tanë.

SPIRO DUNI

17917549_10154276689102121_3434343462107145637_o 17917549_10154276691192121_5994159117380285429_o 17966579_10154276690372121_629454056134669730_o 17966954_10154276683482121_2433149028428473348_o 17991295_10154276683437121_8530442650093352742_o 17991655_10154276687767121_18381610446430732_o 18010716_10154276682532121_1615832612171390256_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *