Ceremonia e mbylljes së Festivalit FMT 2018

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit përfundoi mbrëmjen e djeshme, dt.30 Shtator, duke prezantuar shfaqjen e fundit garuese , “Vdekja e Dantonit”, nga trupa e Teatrit Shqiptar Shkup. Pas përfundimit të shfaqjes juria e përbërë nga Qëndrim Rijani, Luli Bitri, Jozif Papagjoni, Shkunbin Istrefi dhe kryesuar nga Ndriçim Xhepa shpalli fituesit e çmimeve:

Aktori i ri më i mirë-Kristian Koroveshi në shfaqjen “Medea”, Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Aktorja e re më e mirë- Hajat Toçilla në shfaqjen “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren.
Kostumografia më e mirë- Sofi Kara në shfaqjen “Medea”, Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Skenografia më e mirë- Mentor Berisha në shfaqjen “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren.
Aktori joprotagonist më i mirë- Shkëlzen Veseli në shfaqjen “Kaligula”, Teatri Kombëtar i Kosovës.
Aktorja joprotagoniste më e mirë-Gresa Pallaska në shfaqjen “Kaligula”, Teatri Kombëtar i Kosovës.
Aktori Protagonist më i mirë- Reshat Arbana, në shfaqjen “Babai”, Teatri “Skampa”, Elbasan.
Aktorja protagoniste më e mirë- Luiza Xhuvani në shfaqjen “Medea”, Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Çmimi special i karrierës- Roza Anagnosti
Regjia më e mirë- Altin Basha për shfaqjen “Gomari Babatasit”, Teatrit “Migjeni”, Shkodër.
Shfaqja më e mirë- “Vdekja e Dantonit”, Teatri Shqiptar Shkup.
Falenderojmë publikun për pjesëmarrjen e lartë dhe të gjitha trupat garuese në Festival.
Ju mirëpresim në Festivalin e ardhshëm!

42950862_10155525082912121_5941608489716547584_n - Copy 42824745_10155525082902121_2022169829586239488_n - Copy 42919060_10155525082917121_5642567332988452864_n - Copy

42918285_10155525084057121_5614382555001257984_n - Copy

42867063_10155524910442121_2169161949965713408_o 42868676_10155524974287121_8947938060494962688_o 42894621_10155524910322121_52652257484734464_o 42895145_10155524910267121_8518221209526075392_o 42896612_10155524910347121_3219796995942121472_o 42933423_10155524910527121_3251416523700436992_o 42964218_10155524911502121_1817113767159267328_o 43047879_10155524910667121_1413775037659348992_o 42941419_10155524911907121_1930601277159374848_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *