I dramatizuar nga romani i Mary Shelley, adaptimi i Tim Kelly qëndron i veçuar nga dhjetëra adaptime të tjera filmike dhe skenike, sepse ndërkohë që i qëndron besnik romanit origjinal, vepra vjen në një zhanër plotësisht të veçantë, ku komikja dhe tragjikja janë të ndërthurura mjeshtërisht.
Viktor Frankenshtajn është një njeri i konsumuar nga pasioni i tij për shkencën. Projekti i tij jetësor bëhet zbulimi i sekretit të krijimit: si lind jeta brenda një trupi? Pas përpjekjeve dhe eksperimenteve të vazhdueshme, ai më në fund zbulon një menyrë për të kthyer në jetë indet e njeriut të vdekur. Duke qepur së bashku një koleksion makabër pjesësh trupore të njeriut dhe duke përdorur procesin e tij eksperimental, ai sjell në jetë një krijesë të njohur për shumë prej nesh si Monstra e Frankenshtainit.
Regjisor: Ilir Bokshi
Interpretojnë: Helidon Fino,Besmir Bitraku, Lulzim Zeqja, Yllka Mujo, Klea Huta, Gent Hazizi, Erjona Kakeli, Niada Saliasi
Përktheu: Shkelzen Berisha
Skenograf: Petrit Bakalli
Kostumograf: Vese Kraja
Muzika: Art Lokaj
As. Regjisore: Algi Aga
Maska dhe Grimi: Jacopo Tomassini