“Galaksia” (Skena nga një ekzekutim)

poster Galaksia

Howard Barker është një dramaturg, poet, skenarist dhe eseist anglez. Ai ka lindur më 28 Qershor të vitit 1946 në Londër të Anglisë. Autor i shumë veprave, ku zhvillohen tematika si dhuna, seksualiteti, dëshira për pushtet dhe motivimi njerëzor! Howard Barker e përshkruan veprën e tij si ‘Teatri i Katastrofës’. I njohur për inspirimin nga ngjarjet historike në veprën e tij dhe kompleksitetin e karaktereve dhe ngjarjeve, ai preferon ta perballë fort shikuesin me veprën ! Vjen për herë të parë në Shqipëri me një premierë absolute të veprës ‘GALAKSIA’ (skena nga një ekzekutim), e cilësuar nga kritika botërore si vepra e tij më e mirë!

Rovena Lule Kuka është pedagoge, regjisore dhe aktore. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve për instrumentin muzikor flaut. Në vitin 2006, diplomohet për regjisurë në po të njëjtën shkollë, sot Universiteti i Arteve. Prej vitit 2010, znj. Lule Kuka punon si pedagoge e Mjeshtrisë së Aktorit dhe është realizuese e disa veprave bashëkohore si: Boston Marriage, Perversitet Seksual në Qytet, Gruaja në dritare etj. Gjithashtu, ajo ka interpretuar në disa filma dhe vepra teatrale, ku ndër të tjera mund të përmendim: ‘Ndërkombëtarët’ dhe rolin kryesor në filmin ‘Maya’. Rovena Lule Kuka vjen këtë herë si regjisore me “GALAKSIA”(skena nga një ekzekutim), e cila shfaqet për herë të parë në Shqipëri, vepër e autorit anglez Howard Barker.

 “GALAKSIA“(Skena nga një ekzekutim), e cilësuar si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker! Në qendër të saj është një piktore e jashtëzakonshme, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit!

Një vepër tejet aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shek. XVI, ajo flet edhe sot po njësoj!
Lufta e artistit për të thënë të vërtetën deri në fund me veprën e tij dhe mospranimi apo gati-gati ekzekutimi i veprës dhe artistit nga Shteti!
A janë betejat triumfuese?! Apo ajo që ndodh është masakër?! Të vërtetën e zbulojmë në ArTurbina me një kast të mrekullueshëm aktorësh!

 

DSC_6861 DSC_6555

DSC_6830

DSC_6501

DSC_6487

DSC_6483

DSC_6520

DSC_6653 DSC_6935

DSC_6923

DSC_6606 DSC_6627

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *