GUSHT:PORTRET FAMILJAR

SINOPS

“Gusht: Portret Familjar” është një komedi e zezë, ngjarjet e së cilës ndodhin në Oklahoma. Anëtarët e familjes Weston janë të gjithë krijesa inteligjente dhe të ndjeshme, por me aftësinë e çuditshme për ta bërë njëri-tjetrin totalisht të mjerueshëm. Një fatkeqësi familjare mbledh njerëzit e afërt dhe skenë pas skene, të gjithë shpalosin njollat e shumta të karakterit të tyre.

poster

AUTORI Tracy Letts

Tracy Letts ka lindur më 4 korrik 1965 në Oklahoma të SHBA-së, është aktor dhe dramaturg, fitues i çmimin Pulitzer dhe pesë çmimeve Tony Awards në vitin 2007 me dramën “Gusht: Portret familjar”. I frymëzuar nga puna e babait të tij në teatrin e komunës, Letts vazhdoi karrierën e tij në aktrim. Në moshën 20-vjeçare Letts u shpërngul në Çikago, ku nisi rolet e tij të para si aktor dhe ku filloi të shkruante veprat e tij të para.

Në vitin 1991, Letts shkroi “Joe Killer”. Skenari ishte aq grafik dhe i dhunshëm, sa asnjë kompani teatri nuk binte dakord për ta prodhuar atë. Dy vjet më vonë Letts dhe disa aktorë të tjerë e realizuan vetë shfaqjen. Kritikat qenë të ndryshme, por nuk e penguan atë të kishte sukses.

REGJISORI Spiro Duni

Spiro Duni diplomohet si regjisor në vitin 1983 në Institutin e Lartë të Arteve , Tiranë dhe specializohet në 1991 në Teatro Nazionale di Roma, Itali. Në eksperiencat si regjisor veçohen realizimet me Teatrin Skampa të veprave: “ Dy krisma në Paris”, “Shtegu i zënë”, “Kyçi i artë” “Ëngjëjt e skëterrës” , “Turneu”, “Nëpërka ” , “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë” , “I pangopuri” ,“ Pushteti i grave” etj. Me Teatrin Kombëtar ka vënë në skenë veprat: Triptikun “Tre shakatë e Çehovit”, “S’ka të ngopur”, “Macja në çatinë e nxehtë”, “ Drejt perëndimit ”. Gjithashtu edhe veprat: “ Njeriu që pa vdekjen me sy ” në Teatrin Kombëtar Prishtinë, “ Zi e më Zi ” në Teatrin A. Moisiu në New York, “Vizita e damës plakë” në Salem State Theatre, USA . “Shpellari”, “Këngëtarja tullace”,“Fishkëllimë në errësirë”, “Shtrigat e Salemit”, “Doktor Shuster ”, “Ëndrra e Ismail Qemalit ” , “Udhëtim i gjatë drejt natës ” , “Spiuni i Ballkanit” , “Pushteti i grave” në Teatrin Kombëtar. “Perëndeshë e bukurisë” në Teatrin Andon Zako Çajupi. “Horoskopi Babilonas” Teatri “Bylis” , “Shtëpia pa dritare” në Teatrin Petro Marko, “Babai” në Teatrin Skampa. Çmimet: 1988 – Çmimi A. Moisiu Regjia më e Mirë me shfaqjen “ Turneu ” me autor Pirro Manin. 1989 – Çmimi Regjia dhe Shfaqja më e Mirë me komedinë “ Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë” me autor Pëllumb Kullën. 2006 – Çmimi i Parë në Festivalin Ndërkombëtar Kosova N’Fest si Shfaqja më e Mirë me komedinë ” Drejt perëndimit” me Teatrin Kombëtar. Fitues i “Akademisë Kult”,Regjisori më i Mirë për vitin 2013
 52020699_10155790058797121_1804179103780175872_o
 52422159_10155795055222121_8025420274050531328_o
52504145_10155790757192121_4926655297595899904_o
51762745_10155790498702121_2343295716740300800_o
51993490_10155790318787121_2386374354683297792_o
52130082_10155794929122121_2057130197655748608_o
51790161_10155792512822121_719676028766650368_o
51469625_10155790319547121_5565285907667353600_o
51763943_10155793218392121_5425915533172146176_o
51786718_10155793217807121_3168096554749788160_o51797939_10155793219677121_4775269335478304768_o 51991482_10155795071132121_2652526782162403328_o
52029358_10155795038317121_6220620474481639424_o

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *