“NORM DHE AHMED” e autorit me origjinë shqiptare Alexander Buzo dhe me regji nga Armand Bora, produksion i Teatrit Kombëtar. Interpretojnë: Gert Ferra, Lulzim Zeqja, Gladiola Harizaj. Skena dhe kostumet: Romeo Çani.
SINOPS
Në orët e vona të natës, në një stacion të harruarr autobuzi në periferi të qytetit të Sidneit, jo larg bregut shkëmbor të oqeanit Paqësor, do të takohen Norm dhe Ahmed për të na treguar një histori të vjetër sa vetë historia e njerëzimit.


Dramaturgu Aleks Buzo (1944-2006)
Alex Buzo ka lindur në Sydnei me 23 Korrik 1944. Mbaron shkollën më të famshme “Shkollën Armidale” në Australi, dhe më pas në “Shkollën Ndërkombëtare” në Gjenevë – Zvicër, ndërsa studimet e larta i kryeu në Universitetin e New South Wales, ku u diplomua në vitin 1965.
Në vitin 2005, u dokorua me titullin “Nderi i Shkronjave” në Universitetin e New South Wales për kontributin e tij në letërsinë Australiane.
Aleks Buzo, vjen fuqishëm në letërsinë australiane në vitin 1968, me dramën e parë, ”Norm dhe Ahmedi’, që ishte ndër të parët autorë që ngriti diskriminimin e emigrantëve në Australi dhe zgjoi vëmendjen e kombit Australian duke vënë në pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantët.
Publiku australian u befasua nga aftësia e tij në idiomat e anglishtes, dhe nga angazhimi i palodhur i Buzos për të reflektuar natyrën e vërtetë të shoqërisë Australiane.
Ai është autor i 88 dramave dhe veprave letrare.Veprat e tij janë vënë në skenë në Australi, Angli dhe Amerike dhe sot konsiderohet si një ndër pionierët e Rilindjes së dramës australiane dhe më gjerë të letërsisë anglishtfolëse…
Në vitin 1972, Aleks Buzos ju dha “Medalja e Artë në Letërsi” e për dramën e tij “Macquarie”. Aleks Buzo në karrierën e tij përfshin shumë gjini letrare, drama dhe romane, skenare filmash, artikuj etj. Gjithashtu ka shkruar disa libra mbi sportin, gjuhën dhe teatrin.
Ndër veprat e tij radhisim:
“Revolta” (1967)
“Norm dhe Ahmedi” (Valuta Press 1968)
“Djemtë e dhomës qëndrore” (Valuta Press, 1970)
“Macquarie” (Valuta Press, 1971)
“Batmani-shef i plazhit” (1973)
“Rrënjët” (Valuta Press, 1973)
“Tregimet e Roy Murphy-t” (Valuta Press, 1973)
“Coralie Lansdowne thotë jo” (Valuta Press, 1974)
“Tom” (Angus & Robertson, 1975)
“Vicki Madison del jashtë” (Valuta Press, 1976)
“Kullat Martello” (Valuta Press, 1976)
“Koralet Makassar” (Valuta Press, 1978)
“Lumi i madh” (Valuta Press, 1985)
“Ferma margjinale” (Valuta Press, 1985)
“Stingray” (Valuta Press, 1987)
“Rruga Shellcove” (1989)
“Bashkimi në Paqësor”(Valuta Press, 1995)
“Legjendat e Bagit te Gjelbër” (Allen & Unwin, Sydney, 2004
“Një fjalor thuajse i dukshëm” (Tekst Publishing Company, Melbourne, 1998)
“Kiwese” (Mandarin, Port Melbourne, 1994)
“Ndeshja më e gjatë” me bashkautor Jamie Grant (Mandarin, Port Melbourne, 1990)
“Personat e rinj” si dhe një “Udhëzues për Teatrin” (Penguin, Ringwood, 1988)
“Regëtime të rrahurash” (Penguin, Ringwood, 1987)
“Njihuni me klasën e re” (Angus dhe Robertson, Sydney, 1981)
“Tautologji” (Penguin, Ringwood, 1981)
“Pru futuron drejt veriut” (Mandarin, Port Melbourne, 1991)
“Kërkimi për Harry Allway” (Angus dhe Robertson, Sydney 1985)





