“OPERA PER 3 GROSH”

Sinops

Opera për tre grosh, ose siç njihet nga origjinali, Opera e lypsarit, është një nga komeditë më të veçanta të Havelit. Ajo u shkruajt në vitin 1972, por u shfaq për herë të parë në 1 nëntor 1976. Ashtu si edhe drama muzikore me të njejtin titull e Bertolt Brehtit, ajo është mbështetur mbi disa motive të veprës Opera e Lypsarit të dramaturgut anglez të sh. XVII, Xhon Geit. Haveli e ka zhveshur veprën e Geit nga burimi i saj muzikor, ka shkurtuar disa nga personazhet dhe është përqëndruar vetëm në lojën plot mirësjellje në dukje, por në thelb të përgjakshme, të pushtetit midis Piçëmit, Mekit dhe Lokit, gjithësecili një personalitet i “shquar” në radhët e policisë dhe grupeve rivale kriminale; veprimi vjen e shpërfaqet plotësisht kur Lokit, komisari i policisë, na zbulohet si bos i fshehtë por absolut i botës së krimit, kryetakticieni i tij.

poster opera per tri grosh

Jetëshkrim i autorit

Vaclav Havel lindi në një familje të pasur, në Pragë, më 5 Dhjetor të vitit 1936. Ai vazhdoi studimet universitare me korrespondencë në Akademinë e Arteve për dramë. Gjatë moshës së adoleshencës ai ka marrë mësime private psikologjie nga filozofi i njohur çek J. L. Fischer, i cili pati një influencë të madhe mbi krijmtarinë e tij .Gjatë viteve 1957-1959 Havel mori pjesë në forcat e armatosura të ushtrisë çeke. Ai ishte ndër aktivistët më të rëndësishëm kundër regjimit komunist, dhe kjo solli arrestimin e tij gjatë viteve 1979 deri në 1983. Vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë së Sllovakisë, në vitin 1993 Havel u shpall presidenti i parë i Republikës Çeke. Ai vlerësohet për kontributin e tij si një ndër shkrimtarët, eseistët dhe poetët më të famshëm të letërsisë çeke. Në pjesën më të madhe të veprave të tij Havel nxjerr në pah vlerat humane të shtypura të kulturës çeke dhe absurdi është ajo që i karakterizon ato . Ndër veprat e tij më të njohura si shkrimtarë janë: “Motomorphosis”, “Ela, Hela, and the Hitch”, “An Evening with the Family”, “Hitchhiking”, “The Garden Party”, “The Memorandum”, “Guardian Angel”, “Conspirators”, “The Beggar’s Opera”, “Audience” etj.

vaclav havel

15577914_10207293347232710_2837233764936822750_o

15541276_10207257199969051_4004306091798491855_n

15380803_10207257201009077_149256379818549070_n

15370133_10207254300256560_8438314023638584981_o

15541530_10207257202129105_8780182406270929268_n

15493486_10207254297096481_5846753478496776032_o

15419614_10207254299496541_8789553737617430656_o

15492117_10207236990543828_1606914482760784173_n

15349763_10207237041145093_6104884745497206757_n15203305_10207237047625255_2387657981494174992_n

15380631_10207237046065216_6751463447603084068_n

laura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *