“Sonte do të luajmë pa tekst”

Është një vepër e ndërtuar brenda një konflikti thelbësor – ( që zhvillohet në sy të publikut) një konflikt mes regjisorit që do të imponojë rregull e formë edhe kur improvizohet dhe aktorëve që duan t’u japin jetë personazheve.
Piandello lëviz këtu, rreth temës kryesore të veprës së tij : teatri dhe mekanizmat e tij. Nëse në dy veprat e para të trilologjisë, teatraliteti është ngjizur si një tentativë shpëtimi prej jetës, këtu teatri është një iluzion..
Tema e pjesës ngre pikëpyetje në lidhje me tekstin dhe si do të vihet në skenë, punës së regjisorit dhe të aktorëve që duhet t’i japin jetë botës së tij.
Teatri për Pirandelon është një metaforë e jetës, që na tregon se ashtu siç aktorët, janë dënuar brenda kufinjve të skenës dhe kohës skenike, për të pasur një ekzistencë, ashtu edhe teatri, “para se të jetë një forme tradicionale e letërsisë, është një shprehje e natyrshme e jetës, e cila, ashtu si shfaqja, ka një fund..”

web

Regjia: Driada Dervishi
Skenografia: Driada Dervishi/ Desantila Lika Kostumet: Desantila Lika Koreograf: Elton Cefa Interpretojnë: Dritan Boriçi, Adelina Muça, Met Xhelili, Sokol Angjeli, Olta Daku, Niada Saliasi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Gent Hazizi, Neritan Licaj, Marsel Rupi dhe me pjesemarrjen e Yllka Mujo.Elton Cefa Muzika: Sokol Hidersha Perzgjedhja muzikore: Metila Dervishi. Fizarmonika: Elton Balla Balerinë: Frenki Ziaj, Mateo Nushi, Evisa Lazri.

DSC_6209

DSC_6541

DSC_6517 DSC_6752

“La vita, o la si vive o la si scrive” -Luigi Pirandello.(“Jeta, ose shkruhet, ose jetohet.”) Më 28 qershor të 1867 në Girgenti, sot Agrigento, lindi Luigi Pirandello, dramaturg, shkrimtar dhe poet italian .Ai shkruan veprën e tij të parë “Barbari” vetëm 11 vjeç.
“Unë jam bir i Kaosit, dhe kjo jo e thënë në një mënyrë alegorike, por të vërtetë, pasi kam lindur në një fshat, që quhet Càvusu nga banorët e Girgenti, një fjalë dialektore që nga fjalori antik grek do të thotë “Kaos”.
Kaosi i sjellë nga Pirandello për të shpjeguar origjinën dhe fatin e tij, në fakt i takon dhe veprës së tij, e cila është një përshfaqje dramatike dhe ironike e vetë kaosit.
Teatri i tij inskenon dramën e jetës në pasqyrë , un- i që ndahet nga jeta e tij dhe e sheh veten nga jashtë, të reflektuar në formën e një narcizismi tragjik . Konflikti mes Formës dhe Jetës, është origjina e dramës së tij. “Kur dikush jeton vërtet, jeton dhe nuk arrin ta shohë veten. Nëpërmjet teatrit ne bëjmë që ai ta shohë atë, pikërisht gjatë aktit të jetuarit, i mbërthyer nga pasionet e tij, duke i vënë një pasqyrë përpara”, kjo gjë shpesh shkakton reagime të forta zemërimi, të papritura dhe “ nëse ka qarë dikur, tani nuk do të qajë më, e nëse ka qeshur nuk do mundet më…Ky telash është teatri im.”shprehet Pirandelo. Teatri i Pirandelos është quajtur “teatri i pasqyrës”, pasi në të duket jeta e vërtetë, ajo e zhveshura, e hidhura, pa maskat e hipokrizisë dhe të konvencioneve shoqërore, në mënyrë që publiku të shohë veten të reflektuar dhe kështu, duke e parë të ndryshojë për të qenë më i mirë.
Suksesin e tij më të madh ai e arriti në 1922 kur u vendos në teatër.

DSC_6541

Edhe pse me një krijimtari të gjerë artistike në novela, tregime të shkurtra e romane, ai vlerësohet me Çmimin Nobel në 1924 – “për kurajon dhe gjenialitetin e tij në përshfaqjen e artit dramatik e teatral.”
Në 1925 themeloi Kompaninë e Teatrit të Artit me të cilën udhëtoi nëpër botë.
Vdes në 1936, duke lënë të papërfunduar testamentin e tij shpirtëror, dramën “Gjigantët e malit”
Teatri pirandellian ndahet në tre faza :
1 – teatri Siçilian
2 – teatri humoristik/grotesk
3 – teatri Brenda teatrit
Me “6 personazhet” Pirandello nis fazën e Teatrit brenda teatrit, ku ndjehet dhe kthesa e madhe në dramaturgjinë e tij. Edhe pse kur kjo dramë, u shfaq për herë të parë në 1921, në Romë, publiku me thirrjet “ Në çmendinë, në çmendinë,”për autorin, la të kuptohej që nuk e vlerësonte aspak këtë kthesë të tijën, pikërisht kjo pjesë tanimë, është një nga shfaqjet më të vlerësuara të “poetikës pirandeliane” e më e shfaqura në të gjithë botën.
E shkruar në Berlin në vitin 1929, “ Sonte do të luajmë pa tekst” është pjesa e tretë e trilogjisë, pas “6 personazheve” dhe “Secili sipas qejfit së tij” .
Kjo komedi e mbështetur në një nga novelat e Pirandellos “ Lamtumirë Leonora” përfshin problematikat e një sërë raportesh si ai : dramaturg – regjisor, regjisor – aktor, aktor- publik.

Luigi_Pirandello_2 web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *