TK-RIN ART 2018

Teatri Kombëtar prezanton për publikun Kalendarin Artistik të Festivalit të Teatrove me shkollat e mesme të Tiranës, “TK-RIN ART 2018”.
Duke filluar nga data 26 deri në 31 Mars ora 13:00, Teatri Kombëtar do të mundësojë dhe do të mirëpresë në skenë shfaqjet e përgatitura nga shkollat e mesme: “Sami Frashëri”, “Harry Fultz”,”Sandër Prosi”,”Petro Nini Luarasi”,”Abdulla Keta” dhe ”Ismail Qemali”. Vepra të njohura të dramaturgjisë botërore do të ngjiten në skenë nga talentet e reja, në kujdesin e regjisorëve të rinj: Benada Mulla, Xhuliano Brisku, Algiona Aga, Dajana Nenaj, Kriks Dumo dhe në mbikqyrjen e drejtorëve artistikë Armand Bora dhe Gjergj Mena.
HYRJA ESHTE E LIRE!

Kalendar1 2

 

kalendar

Festivali i teatrit me shkollat e mesme të Tiranës “TK-RIN ART 2018” u mbyll me një finale të jashtëzakonshme. Gjashtë shkolla të mesme të Tiranës, “Sami Frashëri”,”Harry Fultz”,”Sandër Prosi”,”Abdulla Keta”,”Ismail Qemali” dhe “Petro Nini Luarasi”, pas një pune intensive përgatitore 2 mujore me Drejtorët artistikë Armand Bora dhe Gjergj Mena, së bashku me regjisorët e rinj të atashuar në çdo shkollë, Benada Mulla,Xhuliano Brisku, Algiona Aga,Dajana Nenaj dhe Kriks Dumo, finalizuan punën e tyre duke ngjitur në skenë shfaqjet, me nxënësit e secilës shkollë. Ata sollën në skenën e Teatrit Kombëtar kryevepra të dramaturgjisë botërore, në konkurim për të fituar çmimin e madh të festivalit. Teatri Kombëtar vuri në dispozicion të të rinjve të gjitha asetet që disponon, në skenografi, kostumografi, teknikë dhe burime njerzore për realizimin sa më dinjitoz të festivalit. Gjatë datave 26-27-28-29-30-31 Mars salla e teatrit ka qënë e tejmbushur duke numëruar më shumë se 3000 spektatorë, dhe ky eveniment është pritur me interes shumë të lartë nga shkollat e mesme të Tiranës.
Ditën finale anëtarët e jurisë Artan Imami, Andia Xhunga dhe kryetari Spiro Duni shpallën fituesit e festivalit. Çmimet u dorëzuan nga të ftuarit specialë të kësaj finaleje. Zv/Ministria Valbona Shujaku i dorëzoi çmimin “Aktori më i mirë”, nxenesit Aldi Shehu i shkollës “Harry Fultz”, Artan Imami i dorëzoi çmimin “Aktorja më e mirë” nxënëses Xhoana Karaj e shkollës “Abdulla Keta”dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i dorëzoi çmimin, “Shfaqja më e mirë” shkollës “Petro Nini Luarasi” me shfaqjen “Filumena Marturano” me regji të Algiona Aga.

29594999_10155155256247121_8021976669753893491_n

29792045_10155155256517121_5416417368528813485_n

29684242_10155155256017121_7703823358700441474_n

29598203_10155155256642121_6292863014565675992_n

11222694_10155155256752121_3930743572095237393_n

29572716_10155155256432121_7401278413966421254_n

29792017_10155155256372121_7248400173834235310_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *