Teatri Kombëtar sjell edicionin e dytë të Festivalit të teatrit me shkollat e mesme të Tiranës, TK-RIN ART 2019. Pas një periudhe përgatitore, nxënësit sëbashku me regjisorët do të ngjisin në skenën e re arTurbina shfaqjet konkuruese në festival.Dhjetë regjisorë të rinj profesionistë do të ngjisin në skenë shfaqjet e përgatitura me nxënësit e talentuar të dhjetë shkollave.
Me entuziazëm të jashtëzakonshëm u mbyll maratona e garës mes shkollave të kryeqytetit në festivalin e teatrit për të rinj “TK-RIN ART 2019”. Artistët e rinj na befasuan këtë vit me emocionet që na dhuruan dhe me nivelin e lartë artistik.
Fitues i Çmimit “Aktori më i mirë jo-protagonist”, Aurens Byku , shkolla “Ismail Qemali”
Fituese e Çmimit “Aktorja më e mirë jo-protagoniste”, Siara Aliaj, shkolla “Andon Z. Çajupi”
Fitues të Çmimit “Aktori më i mirë protagonist” u shpallën ex-aequo Astiano Shehaj dhe Klodian Çelmeta nga shkolla “Petro Nini Luarasi”
Fituese e Çmimit “Aktorja më e mirë protagoniste” për të dytin vit radhazi u shpall Xhoana Karaj, shkolla “Abdulla Keta”
Fituese e Çmimit “Shfaqja më e mirë”, shfaqja “BABAI” nga August Strinberg, Shkolla “Besnik Sykja”, regjia Xhuliano Brisku.
“Të gjithë jeni fitimtarë” ky ishte mesazhi i jurisë së festivalit për të gjitha shkollat pjesëmarrëse në “TK-RIN ART 2019”,duke i inkurajuar të mos e braktisin asnjëherë teatrin dhe kulturën. Ishte shkolla “Partizani” me komedinë “Zhorzh Dande” shfaqja e fundit garuese në festival. Këngëtarë dhe balerinë performuan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Skenën e Re arTurbina, duke sjellë një atmosferë festive. 10 regjisorë të rinj të talentuar 100 artistë të rinj nga shkollat e mesme 5000 spektatorë të rinj Shihemi vitin e ardhshëm!