Tri motrat

Anton Çehov ishte mjek, dramaturg dhe shkrimtar rus i cili konsiderohet si ndër shkrimtarët

më të mirë të tregimeve. Lindi më 29 Janar të vitit 1860 dhe vdiq më 15 Korrik 1904, nga

sëmundja e turberkulozit. Anton Çehov konsiderohet si mjeshtër i tregimit dhe si një ndër

dramaturgët kryesorë dhe më të rëndësishëm të fund  shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit

të XX. Karriera e tij si dramaturg përfshin katër vepra të famshme klasike dhe tregimet e tij më

të njohura janë bërë objekte studimi nga shumë kritikë letrarë.Shkrimtari i famshëm rus në veprat e

tij thekson rëndësinë e humanizmit në jetën njerëzore dhe rëndësinë e fshehur të aktiviteteve të

përditëshme. Në vitin 1879 autori vazhdoi studimet për mjekësi në Moskë. Për Çehov-in

mjekësia ishte një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij, duke u shprehur se “Mjekësia është

gruaja ime e ligjshme” ndërsa “ letërsia është e dashura ime”. Së bashku me Henrik Ibsen dhe

August Strindberg, Anton Çehov ishte ndër figurat kryesore që themeloi teatrin modern. Pas

shfaqjes “Pulëbardha”në vitin 1896 Çehov vendos të heq dorë nga Teatri pasi shfaqja nuk u prit

mirë nga audienca, por kjo shfaqje u ringjall sërisht në vitin 1898 nga Konstantin Stanislavski i

Teatrit Artistik të Moskës i cili vendosi në skenë gjithashtu “Xhaxha Vanja” dhe 2 veprat e tij të

fundit “Tri Motrat” dhe “Kopshti i Qershive”.Këto katër vepra konsiderohen si një sfidë për

aktrimin në tërësi, po ashtu dhe për publikun sepse në vend të një doktrine të zakonshme të teatrit

Çehovi na prezanton me “Teatrin e gjëndjes” dhe me “Zhytjen e jetës në tekst”.Në fillim të

karrierës së tij si shkrimtar, Çehov shkruajti tregime për të siguruar të ardhura financiare, me

kalimin e kohës ambicia e tij artistike filloi të rritej, kështu ai nisi të shkruaj tregime me

inovacione të spikatura të cilat kanë influencuar në zhvillimin e tregimit modern.Ai asnjëherë

nuk i kërkoi falje lexuesit për veshtirësitë e hasura gjatë leximit duke theksuar, se roli i një artisti

është të bëj pyetje dhe jo tu përgjigjet atyre.

“Tri Motrat”

Tri Motrat është një vepër që na kthen shumë mbrapa në histori. Në qëndër të veprës janë tri

motrat; Olga, Masha dhe Irena. Ngjarjet ndodhin në fillim të shekullit XX , në një fshat

provincial në të cilin tri motrat Prozorov jetojnë së bashku me vëllain e tyre Andrean. Olga,

motra më e madhe është mësuese në një shkollë, Masha viktim e një jete bashkëshortore jo të

lumtur dhe Irena, e cila ënderronte për Mosken dhe për jetën në qytet. Për Irenen dhe Andrean

Moska ishte simbol i një jetese më të mirë dhe simbol i një jetese më të bukur. Me vdekjen e

babait të tyre familja kaloi në dorë të Andreas i cili shumë shpejt do te martohej me Natashën,

një grua që kërkon të sundoj tri motrat e familjes Prozorov. Jetesa pranë Natashës bëhet gjithnjë

e më e vështirë për tri vajzat Prozorov. Tri motrat të palumtura nga jeta që bënin ëndërronin pafund

të ktheheshin në Moskën e tyre të dashur. Andrea, shumë shpejtë do të humbasë shtëpinë në

bixhoz dhe Natasha do ti përzërë nga shtëpia tri motrat të cilat do të enden rrugeve duke kuptuar

se si vlerat njerëzore zhduken dita ditës. Një dramë midis dëshirës për tu larguar drejt qytetit dhe

midis ëndrrës për të mbajtur vlerat më të larta humane prezantohet vetëm në veprën Tri Motrat.

Baner 400x260cm jpg

 

 

Regjisor: Hervin Çuli

Skenograf : Kiço Çala

Kostumografe: Berina Kokona

ME AKTORET:

Indrit Cobani- dublon Lulzim Zeqja

Olta Gixhari- dublon Ina Gjonshi

Flaura Kureta- dublon Anila Bisha

Gladiola Harizi- dublon Erjona Kakeli

Elia Zaharia

Naum Shunndi

Helidon Fino

Neritan Liçaj

Gerti Ferra

Bujar Asqeriu

Reael Hoxha

Genti Deçka

Mehdi Malkaj

Natasha Sela

12493536_10153202236852121_5103174131663225032_o

DSC_2288

DSC_1248

DSC_1191

DSC_2483

DSC_0552

DSC_2063

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *