“Zbutja e kryeneçes”

“Zbutja e Kryeneçes” është një komedi nga William Shakespeare dhe mendohet të jetë shkruar diku rreth 1590 – 1592. Një komedi e ndërtuar me pesë akte dhe dymbëdhjetë skena.
E vendosur dhe e trajtuar në forma nga më të ndryshmet,si në film dhe në teater,nga klasikja e deri tek ajo që ne e quajmë Teatri Modern.
Shekspiri në këtë vepër vë në pah vlerat e dashurisë së vërtetë,rëndësinë e komunikimit,krenarinë e tepruar duke i vendosur ato perballë martesave dhe kompromiseve të tyre.A duhet të jemi krenar?Sa e rëndësishme është mirëqënia në një çift përballë dashurisë?A duhet të dëgjojmë më shumë e më pas të kërkojmë të na dëgjojnë?Këto e një mori pyetjesh do të na lindin gjatë shfaqjes ,përgjigjet e të cilave do të fillojmë t’i kuptojmë mbas Aktit të katërt. Një komedi me identitete të gabuara.
Një baba që kërkon të martojë vajzat e tij me kandidatët që do të sjellin më shumë fitim për të mbas martesave.Një dashuri me shikim të parë e cila ndalohet për shkak të një kushti:
Duke parë kërkesat e mëdha për vajzën e vogël ,Batista vendos: Të martojë vajzën e madhe,Katerinën në fillim e më pas të voglën,Biankën.Nga ky kusht dalin në pah “Gjuetarët e Pasurisë” dhe një mori kompormisesh,komplotesh,karakteresh,martesa të cilat ngjasojnë më shumë me marrëveshje biznesi se sa të lidhjes përjetë me njeriun e zemrës.Shekspiri nuk humb aspak kohë dhe në këtë moment na prezanton me personazhin e Petruçios,i cili vendos të martohet me Katerinën (vajzën e madhe) për shkak të pasurisë.Por sapo prezantohet me të …..dicka ndodh..
Pyetjes se : “ Çfarë ndodh me Petruçion pasi njihet me Katerinën dhe nëse duhet të “zbutet” apo jo Katerina ,ju ftojmë ta zbulojmë së bashku në Teatrin Kombëtar.

Ne kemi një kërkesë në formën e një thirrjeje : “Zbuteni zemërimin…Nuk na duhet krenaria..”

DSC_3108

Regjia :Elma Doresi Me aktorë :Gladiola Harizaj, Helidon Fino, Sokol Angjeli, Devis Muka, Klea Huta, Neritan Liçaj,Klodian Hoxha,Lulzim Zeqja,Mehdi Malka,Mërkur Bozgo, Genti Deçka, Vangjel Toçe, Erjona Kakeli, Ermela Ruri. Skena: Genc Shkodrani.Kostumet: Berina Kokona Muzika:Elgid Doda. As/regjisor: Ermela Ruri

DSC_3364

Një komedi me identitete të gabuara.
Një baba që kërkon të martojë vajzat e tij me kandidatët që do të sjellin më shumë fitim për të mbas martesave.Një dashuri me shikim të parë e cila ndalohet për shkak të një kushti:
Duke parë kërkesat e mëdha për vajzën e vogël ,Batista vendos: Të martojë vajzën e madhe,Katerinën në fillim e më pas të voglën,Biankën.Nga ky kusht dalin në pah “Gjuetarët e Pasurisë” dhe një mori kompormisesh,komplotesh,karakteresh,martesa të cilat ngjasojnë më shumë me marrëveshje biznesi se sa të lidhjes përjetë me njeriun e zemrës.Shekspiri nuk humb aspak kohë dhe në këtë moment na prezanton me personazhin e Petruçios,i cili vendos të martohet me Katerinën (vajzën e madhe) për shkak të pasurisë.Por sapo prezantohet me të …..dicka ndodh..
Pyetjes se : “ Çfarë ndodh me Petruçion pasi njihet me Katerinën dhe nëse duhet të “zbutet” apo jo Katerina ,ju ftojmë ta zbulojmë së bashku në Teatrin Kombëtar.

Ne kemi një kërkesë në formën e një thirrjeje : “Zbuteni zemërimin…Nuk na duhet krenaria..”

DSC_4284 DSC_3888 DSC_4550 PER FC ZBUTJA E KRYENEÇES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *