Elia Zaharia

Aktore

Biografi

Elia Zaharia ka marrë formimin artistik në tre shkolla teatrale në Francë. Nga 2003-2005, ajo ka studiuar art dramatik në Konservatorin Kombëtar në Bordo. Në 2005-2007, ka studiuar në shkollën private të aktrimit ‘Cours Florent’ në Paris. Ndërsa në 2007-2010, ka ndjekur studime teatrale në ‘Universitetin Paris 8’. Nga rolet në Francë mund të përmendet ai i Jenny tek “Asservies”, nga Suy Glover, si edhe roli i Miledit tek “Sacrées mousquetaires”, krijim i Laurie Jesson etj. Pas kthimit në Shqiperi ka punuar prane Teatrit Kombetar në disa role ku mund të përmenden ai i Abigail Williams tek “Shtrigat e Salemit” nga Arthur Miller, Hermia tek “Ëndra e një nate vere” nga William Shakespeare, Irina tek “Tre Motrat” nga Anton Çehov, Masha tek “Vetëvrasësi” nga Nikolai Erdman, me të cilin është vlerësuar si aktorja më e mirë në ‘Koko Fest’ dhe ‘Festivalin e Teatrit’ në Ferizaj; Laura tek “Babai” nga Florian Zeller, Rosalina tek “Dashuri e hidhur” nga Carlo Bruni, Marina tek “Harroje dashurinë” nga Erion Kame, Nancy tek “Djemtë gazmorë” nga Neil Simon, Lili tek “Tok Tok”, nga Laurent Baffie, Theodhora tek “Pushteti i grave” nga Spiro Duni, Ivy tek “Gusht: Portret familjar” nga Tracy Letts, Virgilia tek “Coriolanus” nga William Shakespeare, Roza tek “Tre dimra” nga Tena Stivicic, Sasha tek “Ivanov” nga Anton Çehov etj. Në kinema, ndër interpretimet më të spikatura mund të përmenden “Lule te kuqe, lule të zeza” nga Mevlan Shanaj, “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani, “Yjet e së ardhmes” nga Edmond Topi, “Solitaire” nga Bahram Gueranfar etj.

Contact:

info@teatrikombetar.gov.al