Vasjan Lami

Aktor

Biografi

Vasjan Lami u diplomua më 1978 në Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve), dega e Dramës / Aktor. Në gusht të 1978, fillon punë si aktor në Teatrin Kombëtar ku vazhdon ende edhe sot. Ai ka realizuar rreth 60 role në teatër dhe rreth 40 role në film. Në teatër mund të përmendim rolet: “Në prag të jetës” Dh.Xhuvani – Jakobini; “Shoqja nga fshati” R.Pulaha – Bujari; “Monserati” E.Robles – Rikardo; “Romeo e Xhulieta” Shekspir – Tibaldi; “Vdekja e Dantonit” G. Büchner – Delakrua; “Shtrigat e Salemit” A.Miler – Hell; “Henri i VI” Shekspir – Duka i Jorkut; “Leksioni” Jonesko – Profesori; “Medea” Euripidi – Jasoni; “Elektra” Sofokliu – Pedagogu; “Foca e Zakonit” Tomas Bernar – Garibaldi “Ëndrra e një nate vere” Shekspir – Nik Fundi dhe Egjeu; “Liri në Bremen” Fassbinder – Goldfrid; “Opera për tre groshë” V. Havel – Loki; “Lukrecia Borxhia” V.Hugo- Gubeta; “Mbyllja e dashurisë” P. Rambert – Stan/Vasjan, etj. Në filmat shqiptarë, mund të përmendim rolet si : “Hije që mbeten pas” Astriti; “Vitet e pritjes” Seko; “Pas fasadës” Klementi; “Misioni përtej detit” Mato; “Telefoni i një mëngjesi” Mevlani; “Lule të kuqe, lule të zeza” Rrapi; “Amsterdam Ekspres” Elezi; “Në anën tjetër të detit” Xhaxhai; “Luanët drejt Venecias” Vani, etj. Në 1994 është specializuar për regjisor teatri në Lille të Francës, pranë regjisorit Daniel Mesgich (Drejtor i Teatrit Kombëtar në Lille, Francë). Ka eksperiencë si regjisor në teatër me mbi 15 vënie në skenë me trupa profesioniste dhe amatore. Ka realizuar filmat me metrazh të shkurtër “Lypja”, “Kafeja e fundit” dhe dokumentarin “Transhumanca” (Shtegtimi i bagëtive) si: skenarist, regjisor dhe producent. Ka bashkëpunime si asistent, regjisor dhe producent exekutiv në filma me regjisor shqiptarë dhe të huaj. Ka realizuar mbi 50 dokumentarë televizive, mbi peshkimin dhe gjuetinë, si drejtues dhe bashkëautor. Nga viti 2005 deri më 2010 ka qenë Drejtor Artistik i “Boom Boom Radio” / 101.2 Mhz. Nga viti 2000 e në vazhdim, ka dubluar pafundësi rolesh në filma artistik, dokumentar dhe filma vizatimor. Është vlerësuar me çmimet: “Aktori më i mirë” në festivalin kombëtar të Teatrit 1997. “Aktori më i mirë i vitit” nga Akademia e Çmimeve Kult më 2010.

Contact:

info@teatrikombetar.gov.al