Bashkepunime

“Rome dhe Zhulieta”

“Rome dhe Zhulieta”

Prezantimi i kësaj shfaqjeje në Tiranë është mundësuar nga Regional Cooperation Council- Sarajevë, Ministria e Kulturës – Tiranë, Open Society Foundation – Tiranë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar – Tiranë, Center for Openness and Dialog (COD) – Tiranë, Integration Workshop – Beograd dhe Qendra Multimedia – Prishtinë.Dyshemeja e skenës ku janë vendosur aktorët është në formë X-i dhe publiku është në errësirë. Është ky kryqëzimi që ndan këto 2 botë të ndara por të njëjtën kohë aq pranë.

Ky është produksioni i ri dy gjuhësor, i luajtur në shqip dhe serbisht në shfaqjen “Romeo and Juliet” .Historia e famshme Shakespeariane e dy  familjeve në luftë me njëra-tjetrën, e ka tani më zanfillën e saj në Ballkan. Ky produksion unik është një bashkëpunim ndërmjet NGO-s Qëndra Multimedia në Prishtinë, Kosovë ( I kryesuar nga drejtori artistik Jeton Neziraj) dhe Radionica Integracije (Integration Workshop) nga Beogradi i Serbisë.

A new production of Romeo and Juliet, directed by one of Serbia's best-known actors and featuring dialogue in both Serbian and Albanian, shows how the arts can promote understanding between cultures.

Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur si: Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq. Me skenografi nga Branko Hojnik, Kostumografe: Zora Mojsiloviq, Koreografe: Sonja Vukiceviq, Kompozitor: Vladimir Pejkoviq, Dramaturge: Olga Dimitrijeviq. Producent-ekzekutiv: Milica Miliq, Bashkë-producent: Jeton Neziraj.

Produksion është i drejtuar nga aktori dhe regjisori i njohur Miki Manojlović, i cili është gjithashtu drejtues në Beograd i NGO-s, i cili përfaqëson një ekip aktorësh të ngushtë dhe  plot  mirëkuptim nga Kosova dhe Serbia në një produksion unik dhe të fuqishëm. Kjo është një mundësi shumë e mirë e Serbëve dhe Shqiptarëve të bashkohen, për të krijuar sëbashku nje shfaqje e cila tregon, se si dashuria dhe mirëkuptimi mund te triumfojnë përgjatë shekujve mbi urrejtjen dhe luftën.

Ky produksion gjigand e ka nisur rrugëtimin e tij ne skenën e Teatrit Kombëtar në Beogradë më 5 Prill dhe  javët e fundit ka vazhduar të shfaqjet në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Produksioni do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Kosovë e në Serbi dhe në krahinat përreth. Nderkohë Manojlović është në përfundim të realizimit të  një film – dokumentar mbi realizimin e  “Romeo and Juliet”.

“Shafqja që ne kemi sjellë dhe procesi së bashku, është deklarata jonë” shprehet Manojlović për “The Guardian”. “ Është më e thellë, se thjesht të flasësh.”Unë kështu e mendoj. Duhet bërë diçka së bashku! Jo thjesht të flasim mbi pajtimin ose mirëkuptimin.”

Të gjithë aktorët dhe i gjithë  grupi i produksionit i janë  përkushtuar me devodshmëri kësaj kauze, duke u bërë pjesë e kësaj sipërmarrje. Secili prej tyre në mënyrë individuale është duke bërë një deklaratë personale. Mesazhi është i qartë, i shpehur thellësisht nëpërmjet fuqisë së tyre artistike.

 

Kjo performancë live është shumë më e fuqishme dhe ka më shumë qëndrueshmëri në kohë,  në krahasim  me  një mbledhje ose një konfernecë. Duke e mbajtur fymën  e publikut pezull,  ajo shpërfaq tema të ndjeshme, duke  kërkuar të na  japë përgjigje.  Fakti që Serb dhe Kosovar kanë vendosur të jenë pjesë e kësaj shfaqje, së bashku me publikun në këtë rrugëtim, është ajo ç’ka e bën atë dhe mesazhin që ajo përcjell kaq të jashtëzakonshëm. Të gjithë në kërkim të një terreni të përbashkët, të komunikimit dhe të empatisë.

Pritja në të dyja vëndet ishte e mrekullueshme. Jo, sepse ka qenë gjithmonë e lehtë por edhe për profesionistët që të mësohen me punen në grup, është e nevojshme një periudhë e caktuar kohore për tu përshtatur. Në prapa skenë, proçesi i të mësuarit, lidhja e veçantë dhe miqësia që formohet tregon për mesazhin e dhëmbshurisë dhe besimit.

Veçantia e këtij  produksioni është shumëllojshmëria. Duke nisur nga përdorimi në shfaqje i dy gjuhëve dhe  deri tek  simbolikat e ndryshme e përdorura , duke depërtuar  kështu në komunikim dhe duke shembur pengesat kulturore. Edhe burimet e financimit të këtij produksioni  mbartin në vetvete shpirtin “e shembjes së murit”. Ajo është financuar nga qeveria Serbe dhe Kosovare pasi shfaqja është sjellë në skenën e dy Teatrove Kombëtare, pa harruar dhe mbështetjen financiare nga Bashkimi Europian dhe nga Ambasadat. Financimet  private erdhën nga një numer donatorësh në Ballkan, përfshirë  dhe dy organizatat Open Society foundations, në Prishtinë dhe Beograd.

“Romeo and Juliet” kjo shfaqje serbo-kosovare eshte një vepër e fuqishme artistike. Dhe, ashtu si të gjitha krijimet artistike, nëse dikujt i pëlqen ose jo, është zgjedhje personale.  Gjithsesi mbetet e veshitrë për të refuzuar mesazhin e fuqishëm që ajo përcjell. Arti ka jetëgjatësi dhe ka aftësinë për të kapërcyer kufijtë, kulturat, dhe sistemet e besimit. Është mjeti i përsosur për nxitjen e mirëkuptimit midis  dy grupeve. Produksioni i  tragjedisë  Shekspiriane na tregon se si personazhet në skenë mund ta luftojnë ,madje edhe mund ta vrasin njëri-tjetrin. Por në fund, ata i heqin  maskat  dhe bëhen një me publikun,  duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin dhe duke u prezantuar me emrat e tyre të vërtetë, ata na tregojnë se ka ardhur koha  për mirëkuptim dhe për të jetuar në paqe.

 

Posted in Bashkepunime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *