Njoftime

RREGULLORE PËR KUFIZIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19 PËR PUNONJËSIT E TEATRIT KOMBËTAR

RREGULLORE PËR KUFIZIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19 PËR PUNONJËSIT E TEATRIT KOMBËTAR

Qëllimi i kësaj rreguloreje është të orientojë dhe t’u rekomandojë punonjesve praktikat e duhura të kufizimit të përhapjes së COVID-19 duke sjellë zvogëlimin e transmetimit te infeksionit midis punonjësve për të ruajtur vijimësinë e veprimtarisë dhe krijimin e një ambienti pune të shëndetshëm.

 

Zbatimi i kësaj rregulloreje siguron:

 

  1. Reduktimin e transmetimit të infeksionit midis punonjësve
  2. Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë
  3. Vijimësinë normale të punës në institucion

 

  • Institucioni është përgjegjës për sigurimin e të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfektante për pastrimin e sipërfaqeve dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve.

 

  • Institucioni është përgjegjës për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të lahen e pastrohen cdo ditë). Duhet të sigurohet përdorimi i maskave dhe dorezave si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19.

 

  • Në institucion do të vendosen postera që inkurajojnë higjenën e duarve për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes në hyrje të vendit të punës dhe në zona të tjera të vendit të punës ku janë të dukshme.

 

  • Institucioni nuk do të lejojë që të përdoret shtrëngimi i duarve dhe përqafimet midis punonjësve dhe do të inkurajojë përdorimin e metodave të tjera jokontaktuese të përshëndetjes.

 

  • Institucioni nëse e sheh të arsyeshme do të hartojë politika të brendshme, siç janë mundësimi i punës nga shtëpia ose orë fleksible të cilat lejojnë të rritet distanca fizike nga një punonjës në tjetrin ose / dhe krijojnë mundësinë e këtyre punonjësve të jenë në distancë 2 metra nga njëri- tjetri.

 

  • Punonjësit duhet të aplikojnë larjen e duarve me sapun për jo më pak se 20 sek ose përdorimin e dezinfektantëve kur ato janë të ndotura ose pas heqjes së maskës dhe dorezave disa herë gjatë orarit të punës dhe. (Mbështetur ne Udhëzuesin e MSHMS mbi hapat dhe mënyrën e larjes së duarve).

 

  • Punonjësit e institucionit nuk duhet të përdorin mjetet e njëri- tjetrit dhe postet e ndërsjellta të punës.

 

  • Punonjësit duhet të zbatojnë rregullat e etikës respiratore, kollitjes e teshtitjes duke përdorur vënien e gropëzës së brrylit përpara gojës dhe hundës. Në rast të përdorimit të facoletave ato duhet të hidhen menjëherë në kosh.

 

  • Punonjësit duhet të respektojnë masat e distancimit social duke respektuar distancën 2 m.

 

  • Punonjësit duhet të ajrosin në mënyrë të vazhdueshme ambientet e punës. Veshjet e punës duhet të ajrosen të pakten 2-3 ore në ditë dhe duhet të lahen cdo 3 ditë.

 

  • Institucioni sipas rastit për administratën, teknikën apo trupën artistike do të marrë masa si mëposhtë:

 

  • Për atë pjesë të personelit , puna e të cilëve nuk është e domozdoshme do t’ju kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të paraqiten në punë vetëm atherë kur kjo do ti kërkohet nga Administrata e Teatrit Kombëtar përmes telefonit, mesazhit ose e-mailit.
  • Për administratën ose Trupën Artistike, sipas rastit, kur prezenca e tyre në zyrë ose në sallat e provës nuk është e domosdosdoshme pasi puna e tyre mund të kryhet dhe në ambient tjetër, mund të zbatohet parimi I vendit të punës fleksibël, pra punës në distancë (psh nga shtëpia).
  • Sipas rastit, për të mos patur dyndje, në të njëjtën kohë të të gjithë punonjësve të Teatrit Kombëtar, prezenca e të cilëve është e domozdoshme, mund të zbatohet paraimi I orëve fleksibël të punës. Pra, ndërrime të orarit të punës në varësi të qëllimit të punës.
  • Teatri Kombëtar do të marrë masa, brenda kapaciteteve të tij për të rritur hapësirën fizike midis punonjësve në vendin e punës
  • Teatri Kombëtar do të marrë masa që për ato aktivitete, takime apo mbledhje të cilat nuk janë thelbësorë ti shtyjë për një moment të mëvonshmë në varësi të situatës së krijuar nga Covid 19.
  • Një pjesë e veprimtarisë administrative, artistike apo ofrimin e shërbimeve të ndryshme do të kryhet nga distanca (p.sh. telefon, video ose web).
  • Gjatë montimit të dekoreve, ndricimit etj., Teatri Kombëtar do të marrë masa që të mos ketë grumbullimeve të punonjësve. Secili prej tyre duhet të ruajë distancën prej 2 m. Edhe në ato rastë kur punonjësit e kanë të pamundur të respektojnë këtë distancë duhet gjithmone të jenë të pajisur me maskë dhe doreza dhe të respektojnë rregullat për higjenën personale.
  • Trupa Artistike duhet të shmangë kontaktet e afërta gjatë kryerjes së provave apo aktivitetit artistik.
  • Do të lejohet hyrja në institucion vetëm e atyre personave të cilët janë punonjës të Teatrit Kombëtar të pajisur me maska dhe doreza.
  • Personat (jo punonjës) të cilët duan të hyjnë në ambientet e Teatrit Kombëtar, duhet të kenë lënë më parë një takim dhe orar me personin I cili është përgjegjës për zgjidhjen e problemit të tyre dhe vetëm në ato raste kur problemi I tyre nuk zgjidhet përmes foemave të tjera të komunikimit. Takimet do të kryhen në një ambient të vecantë nga zyrat e administratës së Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar do të publikoj në web dhe në rrjetet sociale mënyrën e takimeve brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.
  • Për ata persona të cilët nuk janë punonjës të Teatrit Kombëtar, por veprimtaria dhe aktiviteti I tyre lidhet me Teatrin Kombëtar (aktorë, regjisorë, skenograf etj. ) të cilët kanë lidhur kontratë me Teatrin Kombëtar, do të pajisjen me një autorizim të posacëm për të hyrë në ambientet e përbashkëta dhe duke respektuar të njëjtat kushte që lidhen me higjenën dhe pajisjen me maskë dhe doreza.

 

  • Në institucion do të praktikohet pastrimi i vazhdueshëm i sipërfaqeve dhe elementëve të tjerë të vendit të punës si psh. vendet e punës, tastierat, telefonat, parmakët dhe dorezat. Është e nevojshme që produktet dezinfektante të kenë përqindjen, metodën e aplikimit dhe kohën e kontaktit të saktë, si dhe përdorimi i tyre duhet bërë duke përdorur mjetet e mbrojtjes personale. (Mbështetur në Udhëzuesin e MSHMS për pastrimin e mjedisit në objektet (jo të kujdesit shëndetësor) të ekspozuar ndaj Covid-19).

 

  • Nëse sipërfaqet janë të ndotura, ato duhet të pastrohen duke përdorur një pastrues ose sapun dhe ujë para dezinfektimit.

 

  • Për dezinfektim mund të përdoren dezinfektuesit shtëpiak më të zakonshëm si dhe të tjerë sipas udhëzimeve të MSHMS. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për të gjitha produktet e pastrimit dhe dezinfektimit (p.sh., përqendrimi, metoda e aplikimit dhe koha e kontaktit, etj.)

 

  • Punonjesit duhet të shmangin, për aq sa është e mundur përdorimin e telefonave, prekjen e tavolinave, zyrat ose mjetet dhe pajisjet e punëtorëve të tjerë. Nëse është e nevojshme, të pastrohen dhe dezinfektohen ato para dhe pas përdorimit.
  • Nëse një nga punonjësit është apo ka pasur kontakt të ngushtë me një person pozitiv me Covid 19 duhet të qëndrojë në vetëkarantinim dhe të njoftojë menjëherë mjekun e familjes dhe eprorin e tij, i cili më pas njofton NJVKSH-në përkatëse.

 

  • Punonjësit që kanë shenja klinike të qëndrojnë në shtëpi, të vetëizolohen dhe të monitorojnë shenjat klinike dhe për çdo shqetësim të njoftojnë 127 dhe mjekun e familjes, si dhe eprorin.

 

  • Titullari i institucionit do të marrë masat për informimin e punonjësve me elementët e distancimit fizik me shenja vizuale të dukshme në sipërfaqen e dyshemesë si dhe rregullorja mbi tërësinë e masave të minimizimit të transmetitmit te COVID-19 do tju komunikohet të gjithë punonjësve.

 

  • Në rast se një punonjës do të shfaqë shenja klinike të sëmundjes ai do të vendost në një mjedis të caktuar të izoluar dhe më pas lajmërohet 127-ta dhe NJVKSH-ja përkatëse.

 

  • Sipas sistemit të ajrimit që ka në dispozicion Teatri Kombëtar do të merret në konsideratë: Rritja e niveleve të ventilimit.
  • Rritja përqindjes se ajrit në natyrë që qarkullon në system.
Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *