Njoftime

RREGULLORE PËR MËNYRËN E SJELLJES SË PUBLIKUT PËR KUFIZIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19

RREGULLORE PËR MËNYRËN E SJELLJES SË PUBLIKUT PËR KUFIZIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19

Qëllimi i kësaj rregulloreje është të orientojë publikun e Teatrit Kombëtar për mënyrat e sjelljes së  tij brenda ambienteve të  Teatrit Kombëtar për të  kufizuar përhapjn e COVID-19.

Kjo rregullore e fillon efektin e tij nga momenti kur Ministria e  Shëndetësisë, me vendim të  posacëm do të  lejojë  zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe hapjen e ambienteve të  cilat zhvillojnë  këto aktivitete  duke zbatuar një  protokoll të  caktuar.

 

Zbatimi i kësaj rregulloreje siguron:

 

  1. Reduktimin e transmetimit të infeksionit
  2. Sigurimin e një ambienti të shëndetshëm
  3. Vijimësinë normale të aktivitetit artistik

 

  • Institucioni është përgjegjës për sigurimin e të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve në tualete, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool në  hyrje të  derës kryesore të  Teatrit Kombëtar dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve.

 

  • Në institucion do të vendosen postera që inkurajojnë higjenën e duarve për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së Covid 19.

 

  • Teatri Kombëtar do të pastrojë në mënyrë të vazhdueshme me materiale dezinfektuese ambientet e saj.

 

  • Do të lejohet hyrja në  ambientet e Teatrit Kombëtar holl ose në  sallë  e  vetëm atyre personave që  janë  të  pajisur me maskë  dhe doreza. Këto mjete mbrojtëse do të  mbahen gjatë  gjithë  kohë zgjatjes së  aktivitetit artistik.

 

  • Biletaria e Teatrit Kombëtar do të jetë  e pajisur me një  strukturë  pecikllazi e cila do të  krijojë  një  ndarje fizike midis biletashitëses dhe publikun.

 

  • Personat në  momentin e blerejes së  biletave do të  mbajnë  një  distancë  prej 2m sipas shënjuesve të  vendosur në  tokë. Tek biletaria nuk mund të qëndrojë më shumë se një person.

 

  • Personat të cilët do të  rezervojnë  biletat përmes telefonit duhet të  paraqiten në  biletari për ti tërhequr ato në  datën dhe orarin e përcaktuar nga biletashitësja në  mënyrë  të  tillë  që  të  shmangen grumbullimet.

 

  • Në ditën e shfaqjes hyrja e spektatorit në  sallë  do të  bëhet në  mënyrë  të  koordinuar nga punonjësit e Teatrit Kombëtar, në  rrjesht, dhe të  paktën me një  distancë  prej dy metra nga njëri tjetri.

 

  • Teatri Kombëtar do të marrë  masa për të  krijuar një  skemë  të  re të  uljes së  publikut në  sallë. Konkretisht, duke respektuar protokollet shëndetësore, ulja do të  jetë  e tille: Rjeshti I parë, I zënë  me publik, karrigia 1 e zënë, karrigia 2 dhe 3 bosh, karrigia 4 e zënë, karrigia 5 dhe 6 bosh (dhe kështu me rradhë ). Rrjeshti I dytë  bosh (pa publik). Rrjeshti I tretë  I zënë  me publik karrigia 1 bosh, karrigia 2 e zënë, karrikja 3 dhe kater bosh. Kështu do të  vazhdohet deri në  rrjeshtin e fundit.

 

  • Dalja e publikut në përfundim të  aktivitetit do të  zhvillohet në  mënyrë  të  koordinuar nga punonjësit e Teatrit Kombëtar. Në  rrjesht, me një  distancë  prej 2m nga njëri tjetri.

 

  • Pas përfundimit të aktivitetit artistik do të bëhet pastrimi I sallës, skenës dhe karrigeve ulëse me materiale dezinfektuese.

 

  • Në rast se gjatë zhvillimi të  aktivitetit një person nga publiku do të shfaqë shenja klinike të sëmundjes ai do të vendost në një mjedis të caktuar të izoluar dhe më pas lajmërohet 127-ta.

 

Sipas sistemit të ajrimit që ka në dispozicion Teatri Kombëtar do të merret në konsideratë: Rritja e niveleve të ventilimit dhe rritja përqindjes se ajrit në natyrë që qarkullon në sistem.

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *