GALAKSIA

07

February

Mbi veprën

Viti 1571. Venecia ka korrur një fitore të madhe në betejën e Lepantos. Artistja Galaksia është përzgjedhur për të portretizuar këtë 'triumf', por ajo nuk pranon që vepra e saj të jetë rezultat i propagandës dhe burokracive; përplasja me shtetin duket e pashmangshme... “Galaksia“(Skena nga një ekzekutim), e cilësuar si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker. Në qendër të saj është një piktore e jashtëzakonshme, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit. Lufta e artistit për të thënë të vërtetën deri në fund me veprën e tij dhe mospranimi apo gati-gati ekzekutimi i veprës dhe artistit nga shteti.

Mbi autorin

Howard Barker është një dramaturg, poet, skenarist dhe eseist anglez. Ai ka lindur më 28 Qershor të vitit 1946 në Londër të Anglisë. Autor i shumë veprave, ku zhvillohen tematika si dhuna, seksualiteti, dëshira për pushtet dhe motivimi njerëzor. Howard Barker e përshkruan veprën e tij si 'Teatri i Katastrofës'. I njohur për inspirimin nga ngjarjet historike në veprën e tij dhe kompleksitetin e karaktereve dhe ngjarjeve, ai preferon ta perballë fort shikuesin me veprën.