LUKRECIA BORXHIA

28

January

Mbi veprën

“Lukrecia Borxhia” eshte kryevepra e shkruar ne prozë nga Hygo. E cilësuar si  teatër për popullin, ajo është e pasur me emocione të forta dhe momente kulmore . I frymëzuar nga Shekspiri ai do të na sjellë historinë e një nëne, të quajtur Lukrecia, e cila përpiqet në të gjitha mënyrat të shpëtojë të birin e saj, i cili nuk e njeh të ëmën dhe është fryt  i një marrëdhënie inçesti. Do të shohim se si dashuria merr formën e një vityti për të fshirë krimet e etërve. Por Lukrecia Borxhia është gjithashtu një pjesë politike, ku fatet e individëve takohen me realitetin politik, një histori korrupsioni, vrasjesh, vdekjesh dhe helmimesh në Italinë e shek. XIV.

Mbi autorin

Viktor Hygo lindi në 26 Shkurt të 1802 në Besançon dhe vdiq në 22 Maj të vitit 1885 në Paris, është poet, dramaturg dhe prozator, i njohur si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm francez, ai do të mbahet mend gjithashtu,  si një personalitet I shquar politik dhe një intelektual i angazhuar,i cili ka luajtur nje rol të rëndësishëm në historinë e shek të XIX. Krahas veprave të tij si shkrimtar, në teatër ai përcolli teorinë e tij mbi dramën romantike me veprat:”Hernani”- 1830, “Ruy Blas”- 1838, gjithashtu me “Lucrèce Borgia” dhe “Le Roi s’amuse” (Mbreti argëtohet).Viktor Hygo ka dhënë një kontribut të madh në ripërtëtitjen e poezisë dhe teatrit, ai ka qënë i admiruar nga bashkëkohësit e tij, por në të njëjtën kohë ka qënë dhe mjaft i kritikuar nga një pjesë e autorëve modern. Ai i ka kultivuar te gjenerata e re një refleksion mbi angazhimin e shkrimtarit në jetën politike dhe sociale duke mbajtur një pozicion politik, i cili i kushtoi dëbimin nga vendi për 20 vite. Zgjedhjet e tij morale dhe politike, gjatë pjesës së dytë të jetës së tij dhe veprat e tij të jashtëzakonshme e kthyen atë në një personazh emblematik ku Republika e tretë e Francës e nderoi në vdekjen e tij në 22 Maj të vitit 1885 me një Ceremoni mortore madhështore. Eshtrat e tij u shoqëruan ne Panteon në Paris në 1 Qershor 1885.