MAKBETH

28

January

Mbi veprën

Gjeneralit trim skocez, me emrin Makbeth, i shfaqen tri Magjistrica me një profeci: një ditë ai do të bëhet Mbret i Skocisë. I konsumuar nga ambicia dhe i nxitur nga gruaja e tij, Makbeth vret Mbretin Dankan dhe e merr për vete fronin e Skocisë. I detyruar të kryejë gjithmonë e më shumë vrasje për të mbrojtur veten dhe për të hequr dyshimet mbi të, ai shumë shpejt do të bëhet një tiran i gllabëruar nga ndjena e fajit dhe paranoia. “Makbeth”(titulli i plote “Tragjedia e Makbeth-it”) është tragjedia e shkruar nga William Shakespeare dhe mendohet të jetë vënë në skenë për herw të parw në vitin 1606. Ai dramatizon dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike dhe të atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre. Prej të gjitha veprave që Shekspirit ka shkruar gjatë mbretësisë së James I, i cili ishte gjithashtu pronari i kompanisë teatrore tw Shekspirit, “Makbeth” pasqyron qartë marrëdhënien e shkrimtarit me sovranin. Ai është publikuar nga First Foglio në vitin 1623 dhe është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit.

Mbi autorin

William Shakespeare (në letërsinë shqipe i njohur si Uilliam Shekspir) ishte një dramaturg anglez që mendohet se lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njëri ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore.