PUSHTETI I GRAVE

28

January

Mbi veprën

"Provoj të shkruaj vetë një komedi, i frymëzuar dhe duke variuar mbi komedinë e Mjeshtrit të madh.Kjo pa patur synimin të bëhem komediograf, por thjesht, nisur nga fakti që do të marrë nga Aristofani atë që na shërben më shumë, atë që bën aktuale përjetë autorët e mëdhenj. Demgogjia dhe prentimet e pafund të atyre që lakmojnë pushtetin e të nesërmes. Marr nga ai natyrën e konfliktit, ngjarjen, dialogët ekspresivë dhe i harmonizoj në një vepër të re që nuk është as për Greqinë e Antikiteti dhe as për Shqipërinë sot dhe as për ndonjë vend tjetër konkretisht. Eshtë gjetur simbolikisht një vend pa emër në të cilën ndoshin ngjarjet e veprës, zhvillohen ato dhe hedhin ide që do ti shërbejnës sado pak përmirësimit të gjëndjes shpirtëtore dhe argëtimit të spektatorëve tanë." - Spiro Duni

Mbi autorin

Aristofani ka lindur në vitin 445 para Krishtit në Athinën e shekullit të artë të Perikliut. Cilësohet si përfaqësues etalon i komedisë satirike athinase, asaj që sot emërohet “Komedia Antike”. Është i vetmi që shkroi 46 vepra gjatë shekullit të pestë para Krishtit, nga të cilat kanë shpëtuar 11 vepra të plota dhe 924 fragmente të pjesshme. Gjatë jetës së tij fitoi 10 herë trofeun “Çmimi i Madh i Teatrit”. Kishte tepër miqësi me Eskilin por u ndikua shumë nga Euripidi aq sa asokohe doli termi “europido aristofanizon”. Vetëm 19 vjet pas Lisistratës në vitin 392 para Krishtit, Aristoteli i rikthehet temës së politikës dhe pronës me komedinë “Pushteti i grave” duke mbështetur edhe njëherë rolin e gruas në shoqëri. Në këtë vepër kemi fjalën më të gjatë të shkruar ndonjëherë, plot 174 gërma me të cilën përshkruan një recetë gatimi. Aristofani vdiq në vitin 386 para Krishtit, në qytetin e tij të dashur Athinë, jetës shoqërore dhe problematikave së cilës i kushtoi gjithë veprat e tij.