Bashkepunime

“Tartufi”

“Tartufi”

Teatri Kombëtar mirëpret trupën e teatrit “Migjeni” Shkodër,me një nga kryeveprat e Molierit “Tartufi”.Ditën e shtunë dhe të dielë,datë 7,8 Tetor,ora 19:00 me regji të Kushtrim Bekteshi Kostumografe Samka Ferri Skenografia Kushtrim Bekteshi Nën interpretimin e aktorëve Besfort Berberi,Pjerin Vlashi ,Rita Gjeka ,Krist Lleshi,Jozef Shiroka,Sara Smaja,Simon Shkreli,Merita Smaja,Nikolin Ferketa,Kristina Dodaj dhe Enver Hyseni

SINOPS

Në shtëpinë e Orgonit gjithçka ka filluar të ndryshojë pas ardhjes së Tartufit, i cili i maskuar nën petkun e një besimtari të devotshëm ka arritur ta magjeps Orgonin dhe nënën e tij (Zonjën Pernelë). Edhe përkundër përpjekjeve të familjarëve për t’ia ‘hapur sytë’ Orgonit, ai jo vetëm që nuk tundet nga besimi se në shtëpi ka futur një njeri të shenjtë, por përkundrazi vendos ta ndajë vajzën e tij Marianën nga i dashuri i saj Valeri dhe ta martojë me Tartufin; acaron raportet me Dorinën dhe Kleantin – miqt e tij më besnik; dëbon djalin Damisin nga shtëpia duke ia mohuar trashëgiminë dhe në fund vendos që gjithë pasurinë t’ia falë Tartufit. Tartufi, duke mos i mjaftuar vajza e Orgonit dhe trashëgimia e pasurisë, përpiqet ta josh edhe Elmirën – gruan e Orgonit. Elmira, duke e parë se burri i saj është verbuar fare pas mashtruesit Tartuf, vendos t’i përgjigjet joshjeve të Tartufit duke e detyruar Orgonin që gjithë këtë lojë ta ndjek nga një vend i fshehur. Kur Orgoni më në fund bindet se në shtëpi ka futur një hipokrit dhe vendos ta dëbojë nga shtëpia, vonë e kupton se tanimë jeta e tij dhe e famijes së tij është në dorën e Tartufit, i cili është në gjendje të shkatërrojë çdo kënd që mund t’i bëhet pengesë në realizimin e ambicjeve të tija të sëmura për para, femra dhe pushtet.

* Teksti origjinal i komedisë “Tartufi” nga Molier, i shkruar në vitin 1664, ka pësuar adaptime dhe rishkrime të lehta…

21615991_978084555663795_6490174356884117789_n 21616302_978084498997134_1090927196948898276_n 21618008_978084435663807_7111055096736300329_n - Copy 21687012_978084378997146_7307828260251871830_o 21687434_978084588997125_567157281546153149_n 21687434_978084638997120_449396735754728681_n 21687544_978084402330477_7074410405086949101_n 21687956_978084465663804_2162063957577974236_n 21761552_978084525663798_7344977643022990162_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *