Njoftime

Vizita e Znj.Ambasadore Jiang Yu në Teatrin Kombëtar

Vizita e Znj.Ambasadore Jiang Yu në Teatrin Kombëtar

Trupa artistike e shfaqjes “Zbutja e kryeneçes”, mirëpriti gjatë provave të zhvilluara në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar në dt.12 Shtator Znj.Ambasadore Jiang Yu. Ajo përshëndeti gjithë trupën artistike dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar.

Pas përshëndetjes me trupën Znj. Jiang Yu sëbashku me bashkëshortin e saj dhe me përfaqësues të tjerë nga ambasada Kineze qëndroi deri në përfundim të shfaqjes duke e shijuar atë deri në fund, ajo u shpreh:”Erdha për t’ju përshëndetur dhe për të qëndruar pak minuta, duke menduar se duke mos ditur gjuhën nuk do të ishte e mundur ta kuptoja shfaqjen, por interpretimi aq shprehës i aktorëve, kaq të talentuat dhe shfaqja në tërësi ishte aq e bukur, sa gjuha nuk ishte më një pengesë për mua për ta shijuar atë.
Jam e sigurt që dhe publiku kinez do ta presë me shumë ngrohtësi dhe ovacione interpetimin tuaj dhe jam e sigurt se kudo që të shkoni kur të jeni në Kinë dhe të thoni që jeni shqiptarë, mirëpritja e tyre ndaj jush do të jetë akoma më e madhe. Suksese të gjithëve !»

Trupa e Teatrit Kombëtar niset në orët e para të mëngjesit të dt.16 shtator për në Xi’an një nga 10 qytetet më të lashta në botë.

Vizita e Znj.Ambasadore Jiang Yu në Teatrin Kombëtar KTK_0 KTK_7 KTK_48 KTK_176 KTK_207 KTK_626

Posted in Njoftime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *