Teatri Kombëtar

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

MBI ANULIMIN DHE RIVENDOSJEN E SHFAQJES “SI TA DONI

Teatri Kombëtar njofton me keqardhje të thellë se, për shkak të ndarjes nga jeta e ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Fatos Nano, dhe në respekt të shpalljes ditë zie kombëtare, shfaqja “Si Ta Doni”, e planifikuar për datën 2.11.2025, do të anulohet dhe do të zhvillohet në datë 4.11.2025.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë zhvillim të jashtëzakonshëm, njoftojmë të gjithë mbajtësit e biletave të padëmtuara për shfaqjen e datës 2.11.2025 se, biletat e tyre do të jenë të vlefshme për shfaqjen e ditës së martë, datë 4.11.2025, ora 20:00.

E RËNDËSISHME: Mosparaqitja nënkupton heqjen dorë nga çdo pretendim i mëvonshëm apo zëvendësim.