Teatri Kombëtar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT

TEATRI KOMBËTAR

 

Nr. 645 Prot.                                                                                          Tiranë, më 09.06.2026

Lënda:       Njoftim për vende të lira pune

 

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit Nr.90 datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore”, Ligjit Nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20 të Ligjit Nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Teatrit Kombëtar, shpall konkurimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:            

                                        Specialist Marketingu

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të njohë  Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe  kërkesat e veçanta si më poshtë:                                                                          

 

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT. 

  • Të ketë Diplomë Universitare dhe Master në Degën Menaxhim Biznes/ Ekonomik/ Marketing/ Menaxhim Arti.
  • Të ketë  përvojë pune, preferohen kandidatë me mbi 3 vjet pune në marketing.
  • Të jetë domosdoshmërisht njohës i/e mirë e gjuhës anglezë, por dhe e gjuheve të tjera.
  • Të  ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
  • Të ketë njohje mbi Programet kompjuterike në ketë fushë si dhe rrjetet sociale.

 

Paga e pozicionit: është në kategorinë IV-2 paga bazë  mujore 85.000 lekë

Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 10.06.2026

  • Aplikimi fillon në datë 10.06.2026 dhe përfundon më datë 30.06.2026 ora 16:00.
  • Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Sekretarinë e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.

DOKUMENTAT E KËRKUARA:

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur
  • Curriculum vitae
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresa e plotë të vendbanimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

KONKURIMI:  Është i hapur

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al