Teatri Kombëtar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT

TEATRI KOMBËTAR

 

Nr.287 Prot.                                                                             Tiranë, më 11.03.2026

 

 

Lënda:       Njoftim për vende të lira pune

 

Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës dhe Organikës të Teatrit Kombëtar, Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit Nr.90 datë 27.09.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administrates shtetërore”, Ligjit Nr.9131 datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”, të nenit 20 të Ligjit Nr.10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, Teatri Kombëtar, shpall konkurimin për 1 (nje) vënd të lirë, në pozicionin:          

                                                   AKTOR KATEGORIA E II-të ( FEMËR )

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të njohë  Kodin e Punës dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike, si dhe  kërkesat e veçanta si më poshtë:                                                                          

 

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT.

 

  • Gjinia FEMËR
  • Mosha , deri në 35 vjeç.
  • Të ketë Diplomë Universitare në Degën Akrim / nga një Institucion I Arsimit të Lartë në fushën e Arteve Skenike
  • CV artistike / lista e roleve , shoqëruar me Teatrin ku është mbajtur shfaqja dhe emrin e Regjisorit të shfaqes.
  • Foto të ndryshme profesionale ( 6 copë )
  • Aftesi muzikore / dhe aftësi për të luajtur një vegël muzikore, ( komisioni rezervon të drejtën per të kërkuar nga kandidatët demonstrim të aftësive muzikore)
  • Të jetë njohës i mirë i një ose më shumë gjuheve të huaja, shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
  • Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.

Paga e pozicionit: Aktor Kategoria e II-të është paga bazë  139.400 lekë

Komisioni vendosi që të bëjë shpalljen e Vendit Vakant në datën 17.03.2026

  • Aplikimi fillon në datë 03.2026 dhe përfundon më datë 10.04.2026 ora 15:00.
  • Aplikanti do të dorëzojë dokumentat e kërkuara, në Protokollin e Teatrit Kombëtar, në adresën: Teatri Kombëtar, Rr.”Sami Frashëri”, Godina “ArTurbina”, Tiranë”.

 

DOKUMENTAT E KËRKUARA:

 

  • Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur.
  • Curriculum vitae .
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi.
  • Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara.
  • Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni , adresë email si dhe adresa e plotë e vendbanimit
  • Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
  • Dokumentat duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

 Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit.

 KONKURIMI:  Është i hapur .

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, si dhe data kur do të shpallet fituesi, mund ti gjeni në faqen zyrtare të Web-it të Teatrit Kombëtar  www.teatrikombetar.gov.al