Rreth Nesh

Teatri Kombëtar është inaguruar si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 majin e vitit 1945. Nën regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, e cila u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit Kombëtar”. Për herë të parë në Shqipëri, për teatër është folur në periudhën e Rilindjes Kombëtare, në fund të shekullit të XIX-të. E para shfaqje e dokumentuar nga burimet arkivore është “Dasma e Lunxhërisë” e Koto Hoxhit, vënë në skenë në vitin 1874 nga djemtë e shkollës normale të Lunxhërisë. Ndërsa drama e parë e mirëfilltë është “Besa” e Sami Frashërit më 1875, e cila ndonëse u shkrua në turqisht, kishte tematikë shqiptare. Në vitet ‘20 dhe ‘30, me shpalljen e Tiranës si kryeqytet, Teatri mori një status më institucional.
Njoftime
-
NJOFTIM MBI FITUESIN E POZICIONIT “REGJISOR”
Komisioni i hartimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të kandidatëve aplikues për vendin vakant Regjisor, vendosi të shpallë fituese Znj. Driada Dervishi.
-
THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKTE ARTISTIKE TË BAZUARA NË VEPRA TË WILLIAM SHAKESPEARE
Në mbështetje të Rregullores së Brendshme të Teatrit Kombëtar, shpallim të hapur thirrjen publike për projekte artistike të bazuara në veprat e William Shakespeare. Ftojmë të gjithë krijuesit, regjisorët dhe artistët të paraqesin propozimet e tyre. I. Kriteret për aplikim: Të gjithë
-
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Nr.270 Prot. Tiranë, më 21.02.2025 Lënda: Njoftim për vende të lira pune Të nderuar, Teatri Kombëtar , dërgon në faqen e saj zyrtare www.teatrikombetar.gov.al njoftimin për vende t lira pune. Në zbatim të ”Urdhëri i Kryeministrit Nr.108, dt.30.07.2015 për “Miratimin e Strukturës
-
NJOFTIM MBI FITUESIN E POZICIONIT “BILETASHITËSE”
Komisioni i hartimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të kandidatëve aplikues për vendet vakante, vendosi të shpallë fituese për pozicionin Biletashitëse, Znj. Erikelda Cenaj.
-
NJOFTIM MBI FITUESIN E POZICIONIT “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”
Komisioni i hartimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të kandidatëve aplikues për vendet vakante, vendosi të shpallë fitues për pozicionin/pozicionet Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme, Z. Ylli Hidri dhe Z. Ernest Karaj.