Mbi veprën
Në lajme i shikon dhe në kronikat e lajmeve, flitet për politikanë dhe politika për të ardhmen Europiane të atdheut dhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballemi,luftën për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e pa dhe të paguara, për gjithçka dhe të gjithë .Një gjë e vogël pastaj është harruar dhe me të drejtë, në këtë furtunë informacioni.Njeriu i thjeshtë dhe shqetësimet e përditëshme të tij. Dhe ja ku po vijmë me një “provokim” të flasim pak për këtë njeri si dhe…për vështirësitë në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. Për luftën e përditëshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë.Thamë që hero i paemër, se është fort i ndershëm, aq sa ka ndërtuar pranë shtëpisë së tij një shtesë krejt pa dritare. Po, se beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut.Por ndonëse është kaq i rregullt dhe kaq i sinqertë do ti duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të nëjtat parime morale me heroin tonë.Dhe ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka njëzetekatër vite që zhvillohet në vendin tonë.A do t’ia dalë mbanë?
Mbi autorin