Mbi veprën
Familja Tyrone është e copëtuar dhe secili pjesëtar largohet, izolohet disi nga pjesa tjetër. Ftohja më e dukshme është mes Tyrone dhe Jamie-t, të cilët të dy e lejojnë hidhërimin të mbizotërojë mbi çfarëdolloj dashurie dhe respekti që u ka mbetur për njëri-tjetrin. Jamie e bën babanë dorështrënguar, përgjegjës për drogimin e Mary-t me morfinë, ndërsa Tyrone nuk mund të falë atë ç’ka sheh te shkatërrimi të birit që po e çon në greminë. Të dy nuk e përmbajnë veten me njëri-tjetrin, përpiqen, thjesht ta shmangin njëri-tjetrin, veçanërisht kur pija ua ka zhveshur maskën e qytetarisë. Më delikat është distancimi ambivalent që Jemie ndjen për Edmundin. Ai rrëfen se një pjesë e tij e urren Edmundin nga xhelozia dhe një asocim i palogjikshëm, që lidhet me gjendjen dëshpëruese të mamasë pasi Edmundi mundi të mbijetonte. Më e distancuar dhe e veçuar nga të gjithë është Mary. Në luftën e saj me drogën është dëshpërimisht e vetme, në pjesën më të madhe të kohës përtej simpatisë apo mirëkuptimit të të tjerëve. Ajo flet gjatë për izolimin e saj, duke fajësuar Tyrone për mënyrën e jetesës që ju ka imponuar, duke u endur si aktor që është. Nën ndikimin e drogës, ajo arratiset në të kaluarën e saj të idealizuar, si e prerë me thikë nga dhimbja e jetës së saj reale.
Mbi autorin
Eugene O'Neill Gladstone