Skenografia / Kostumografia
Mbi veprën
Një familje po shkatërrohet për shkak të natyrës luftarake të një gruaje të vetmuar që mbron tokat e vëllait të zhdukur, apo me dashjen e një vëllai tjetër koprac që për të fshehur të vërtetën bën çdo gjë. Një grua ëndërrimtare, një burrë koprac dhe i papunë që “me dashje” shkakton vdekjen e para-lajmëruar. Një tjetër antagoniste e fuqishme që me ngulm ruan tokat e vëllait të zhdukur, një koleksionist kujtimesh, një nxitës dinak dhe një avokat gjerman, vijnë së bashku në rrethana të jashtëzakonshme, përmes kujtimeve, intrigave, gënjeshtrave,ata shkatërrojnë përfundimisht raportin perfekt të shtirjes që mban të fshehur sekretet e fëmijërisë dhe jetës së tyre. Një vëlla i etur, një mosmarrëveshje familjare, ku etja për prona përçan marrëdhënien midis një vëllai dhe një motre.Natyra luftarake e dy femrave ku secila prej tyre kërkon të drejtën e saj, do të ndikoj në fatin tragjik të kësaj familje.“Seksi dhe pushteti total mbi të cilin ne e thurim jetën.Kështu është, kështu krijohet dhe familja dhe më pas gjithçka shthuret përsëri, për t’ia lënë vendin seksit të radhës për t’u shthurur përsëri, e përsëri”.
Mbi autorin
Arta Arifi ka përfunduar ciklin bachelor dhe master në degën e Artit Dramatik, drejtimi Dramaturgji, në Akademinë e Arteve Prishtinë. Ajo është autore e tetë dramave “Dardha pas bunari”, “Kohë pa ngjarje”, “Gruaja në dritare”, “Kopshti me lule”, “Aritmi”, “Perlat e Marisë”, “Pianisti dhe kukulla blu”, “Në kërkim të Zalas”. Arta Arifi është dramaturge e brezit të ri që sjell një frymë origjinale në dramaturgjinë shqiptare.Ajo trajton fatin e femrës shqiptare në ambjentit rural gjatë viteve 70’ dhe pasojat që sjell jeta në izolim, në familjet patriarkale në shthurje. Në dramat e Artë Arifit mbartëse të ngjarjes dramatike janë femrat që jetojnë në trysninë e luftës për mbijetesë, mes realitetit të ngurtë dhe ëndrrës, mes persekutimit dhe varshmërisë nga një burrë. Në dramën “Gruaja në dritare” kjo natyrë luftarake e tyre, pa dashjen e saj, sjell tragjedi familjare.Dramat e Artë Aifit ekzaminojnë psikologjinë autoktone të femrës shqiptare në një ambjent të paqëndrueshëm në aspektin human, ku vjen si domosdoshmëri ekzistenciale ngjallja e një energjie rebeluese te femra rurale, të cilën jemi mësuar ta shohim vetëm si të nënshtruar nga burri. Me dramat e saj Artë Arifi sjell vlera të reja në dramaturgjinë shqiptare, bashkë me to ajo sjell edhe një këndvështrim origjinal në trajtimin etno-psikologjik të karakterit të femrës me prejardhje nga ambjentet rurale dhe urbane të Kosovës.