Muzikant / Bateri, Perkursion
Mbi veprën
Zhan Pol Marati është tribun i vegjëlisë ( për shumë të tjerë përbindës gjakatar) , kurse markezi dë Sad personifikim i hedonizmit dhe individualizmit ekstrem.Këta dy personazhe historike vë përballë drama e Peter Weissit. Skena e ngjarjeve është Revolucioni Francez , në ditët e Korrikut 1793, kur vajza e re Sharlotë Kordei përgatit vrasjen e Maratit.Teatri ku inskenohen këto ngjarje në vitin 1808, pra në kohën e Napoleonit, është çmendina Sharënton , ku markezi dë Sad mbahet i mbyllur për shkak të skandaleve të tij publike dhe ku (fakt i njohur historikisht) vë në skenë me të sëmurët psiqikë pjesë të ndryshme teatrore për dëfrimin e shoqërise së lartë të Parisit. Pra , një teatër brenda teatrit. Kurse diskutimi i vërtetë i shkrimtarit gjerman shkon përtej vitit 1793 ose 1808, për të ardhur në epokën tonë, si një debat mjeshtërorë mbi dhunën “revolucionare” dhe idealin socialist , mbi aftësinë ose paaftësinë e njeriut për të ngritur struktura të drejta dhe të qëndrueshme shoqërore.Vetem në dhjetëvjeçarin e parë pas premierës së Berlinit më 29 Prill 1964 “Marat/ Sad” njohu mbi njëqind inskenime në teatrot e mëdha të botës.
Mbi autorin
Peter Weiss