TAG

28

January

Mbi veprën

Rutinën e një fshati të largët do ta gjallëroje ardhja e papritur e një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në facebook, jeta e tij dhe e të gjithë banorëve të fshatit do të marrë një kuptim tjetër. Një komedi keqkuptimesh dhe  situatash… ku dhe ju do të bëheni #TAG.

Mbi autorin

Bashkim Hoxha është dramaturg dhe gazetar i njohur shqiptar. Autor i veprave të mirënjohura dramatike “Vërshime pranverore”, “Unë dhe Mefistofeli” (çmimi “Aleksandër Moisiu”, Tiranë, 1988), “Këngë dashurie me korba” (çmimi “Aleksandër Moisiu”, Tiranë, 1997), “Askushi” (çmimi i parë “Katarina Josipi”, Prishtinë, 2015), “Këtu vallzohet me hijet”, “Heronjtë e viagrës”, “Udhëtimi pa vizë i një alieni”, “Ne të gjithë kënduam Margeritën”, etj. Skenarist në filmat “Në çdo stinë”, “Një vonesë e vogël”, “Plumba perandorit”, etj. Bashkim Hoxha ështe nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.